Në foto ish-Presidentët Alfred Moisiu dhe Rexhep Meidani

Politikë

Spahiu publikon foton e Moisut dhe Meidanit, e 'thumbon' Metën: Dy ish presidentët që s’mbajtën peng shtetin dhe që ecin pa frikë e pa roje në bulevard

25 Maj 2021, 21:09| Përditesimi: 25 Maj 2021, 21:14

  • Share

Analisti Kreshnik Spahiu ka 'thumbuar' Presidentin Ilir Meta, ndërsa ka postuar foton e dy ish-Presidentëve Alfred Mosiu e Rexhep Mediani. Në Facebook, Spahiu shkruan se dy ish presidentët ecin pa frikë e roje në bulevard, pasi nuk mbajtën peng shtetin dhe u larguan në momentin e duhur.

Spahiu i dërgon në këtë mënyrë një "mesazh" edhe Presidentit Ilir Meta se cikli i tij ka mbaruar dhe se duhet të largohet nga posti i Kreut të Shtetit.

"Dy ish-presidentët e Shqipërisë duke ecur në bulevard, si dy njerëz normal, pa makina, pa roje, pa shofer. Të dy jetojnë thjeshtë sepse u larguan, atëhere kur kuptuan që cikli kish mbaruar. S’mbajtën peng as shtetin, as partinë, as elektoratin. Thjesht thanë: Lamtumirë në kohën e duhur. Ndoshta historia s’do i vlerësojë si heronj të Shqipërisë, por e sigurt që s’do i cilësoj askush të pabesë dhe tradhëtar të kombit. Ata ecin pa e kthyer kokën nga frika. Gëzojeni lirinë, familjen, shëndetin dhe faqen e bardhë", shkruan Spahiu.

Komento

Komente

  • redi: 25/05/2021 21:51

    Moisiu dhe Mejdani do mbahen mend si perfaqesuesit me te mire te unitetit kombetar por dhe zbatues te patolerueshem te kushtetutes ,por per mua Moisiu mbetet me i miri i pas diktatures

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?