Spahiu: Qeveria presion Arben Shehut të KLSH sepse denoncoi Ilir Beqjan

18 Korrik, 22:33| Përditesimi: 18 Korrik, 22:59

  • Share

 

Juristi Kreshnik Spahiu thotë se qeveria tashme po kërkon që të hakmerret ndaj KLSH-së. Në emisionin ‘Frontline’ në Report Tv, Kreshnik Spahiu tha se qeveria kërkon që të ngrejë një komision për të kontrolluar KLSH-në dhe Arben Shehun pasi ky i fundit ka denoncuar ish-ministrat e Shëndetësisë.

‘Altin Dumani u ankua se nuk ka bashkëpunim me institucionet. Institucionet që kanë më shumë bashkëpunim me SPAK ËSHTË Arben Shehu dhe KLSH, vetëm se Arben Shehu denoncoi para 1 muaj ish-ministrat e shëndetësie dhe repartin Onkologjik po ngrihet komision kontrolli për të kontrolluar KLSH, mazhoranca po hakmerret mbi KLSH për ti çuar mesazh Arben Shehu s e po vazhdove kështu jemi të gatshëm që të të gjemë gabime ty. Qeveria presion Arben Shehut të KLSH sepse denoncoi Ilir Beqen. Erdhi hakmarrja. KLSH sot është institucioni më i pavarur që nuk kontrollohet politikisht. Ka marrë kurajën t’i dali qeverisë dhe të deklarojë. Po hakmerren politikisht. Është presion për Dumanin, nëse i godet bashkëpunëtorët më të ngushtë.’- tha Spahiu për gazetaren Marsela Karapanço.


Lajmi kryesor:

Spahiu në Report Tv: Debati në parlament me Altin Dumanin tregoi nivelin e injorancës së deputetëve


M.Q.//ReportTv.al
  • Sondazhi i ditës:

    PD proteston duke bllokuar rrugët kryesore në vend, si e vlerësoni?