Politikë

Spahiu: Qindra komisionerë të PD-PS Tiranë do arrestohen nga SPAK nëse kanë falsifikuar, sipas Nenit 326 të Kodit Penal

5 Qershor, 22:12| Përditesimi: 5 Qershor, 22:24

  • Share

Procesi i rinumërimit të të gjitha kutive të qarkut të Tiranës për zgjedhjet e 11 majit pas nismës së dy anëtarëve të KAS-it mund të sjellë edhe arrestimin e qindra komisionerëve apo numëruesve të patrtive të mëdha politike.

Juristi Kreshnik Spahiu, teksa konstaton këtë detaj, ngre edhe shqetësimin se si edhe 35 vite më pas partitë e mëdha jo vetëm vjedhin votat e shqiptarëve, duke mos i ruajtur ato, por edhe të kandidatëve të tyre brenda partisë.

“Kam kontaktuar KQZ-në dhe procedura parashikon shpalljen e një rezultati të ri pas rinumërimit. Që do të thotë se do të ketë një rezultat të ri. KQZ është e detyruar të shpallë rezultatin e ri të rinumërimit, pavarësisht konstatimeve. Gjithashtu i dërgon SPAK-ut edhe materialet apo procesverbaleve të deformuara, fletët e votimit, ia çon Prokurorisë në rrugë juridike që t’i hetojë dhe procesojë sipas shkeljeve të bëra dhe nenit 326 të Kodit Penal, që parashikojnë 3-7 vite burg sipas shkeljeve të gjetura. Nëse konstatohen këto parregullsi me devijim votash, sadoqoftë ai, qindra komisionerë të PD dhe PS në Tiranë rrezikojnë të shkojnë në burg dhe të arrestohen nga SPAK”, shpjegoi Spahiu për procesin që do të ndodhë pas vendimit të KAS për kryeqytetin, rinumërimin e të gjitha kutive.

Por Spahiu ngriti edhe shqetësimin e krizës morale të partive politike, veçanërisht PD-së, që jo vetëm nuk ruan votat e shqiptarëve me komisionerë, por vjedh edhe kandidatët e saj.

“PD ka kundërshtuar OSBE-ODIHR-in për numërimin elektronik në Tiranë. Madje bashkë me PS-në është përgjegjëse për të gjithë votat e shqiptarëve, edhe të partive që nuk kishin komisionerë, sepse ato kanë komisionerë. Çfarë pret nga këto parti që kur vjedhn deputetët e vetë, çfarë mund të bëjnë për të tjerët apo si mund të ruajnë votën e tjetrit. Mirë për të tjerët nuk ke respekt, po për deputetët e tu si ka mundësi nuk ke respekt, madje ke shkuar fshat më fshat për t’ia devijuar votën. Kjo lidhet drejtpërdrejtë me përgjegjësinë e partisë sepse edhe KQZ vetë është produkt partiak. Si mund të ndodhin këto edhe pas 35 vitesh. Si mund të garosh e të shkosh në zgjedhje në 2029 me këtë situatë, si mund ta ruajnë votën tonë këta, është absurditet. Këta kë kanë dashur e kanë bërë deputet, po nuk je në tepsinë e tyre nuk futesh dot. Loja vazhdon mes tyre, këta kanë sistemin. Tani kjo u pa qartë, PD e jo vetëm, masakroi ata që ishin në listë të hapur dhe mbrojti ata të listës së mbyllur, u duk kjo”, komentoi juristi për Report Tv.


Lajmi kryesor:

Spahiu për Report Tv: Partitë Europiane duhet të përjashtojnë PD, nëse i ka vjedhur votat deputetëve të saj!


A.Q/E.H/ReportTv.al
  • Sondazhi i ditës:

    Botërori 2026, si e parashikoni përballjen Shqipëri-Serbi?