Politikë

Spahiu: Rama dhe Berisha kanë marrë çelësat e zgjedhjeve! SPAK t’i hyjë me themel

24 Shkurt, 22:56| Përditesimi: 24 Shkurt, 22:59

  • Share

Kreshnik Spahiu deklaroi në '5 Pyetjet nga Babaramo' se SPAK duhet të ndërhyjë fuqishëm për të garantuar zgjedhje të lira dhe të ndershme, duke mos u mjaftuar me veprime sipërfaqësore. Ai theksoi se ndërhyrja e institucioneve të drejtësisë në këtë proces do të lërë gjurmë dhe mund të ndikojë në parandalimin e manipulimeve zgjedhore.

Sipas tij, hetimet mbi zgjedhjet e kaluara si ato të viteve 2017, 2021 dhe 2023 nuk duhet të përdoren si mjet politik në fushatë, por SPAK duhet të fokusohet në rastet flagrante të vjedhjes së votave.

'Mendoj se ndërhyrja e SPAK do bëjë në këto zgjedhje. Do lëri gjurmë në raport me gjithë zgjedhjet. Shpresoj se SPAK të ketë veprime konkrete për të parandaluar një proces që mund të dëmtohet shumë. Ai sukses do jetë shumë i kujdesshëm. Protagonizmi i disa institucione mund të dëmtojë procesin. A duhet SPAK që të hetojë çështje për 2021, 2023, 2017? Janë çështje që kanë 14 vjet që kanë fjetur dhe nuk i shërbejnë barazisë së zgjedhjeve, të lira dhe të drejta nëse sillen në fushatë elektorale. SPAK duhet të jetë aktiv për çështje flagrante. Kanë marrë çelësat e zgjedhjeve dhe kanë përgatitur terrenin. Nëse SPAK nuk i hyn thelbin si vidhen zgjedhjet do merremi me gjëra sipërfaqësore. Do dëmtohet sistemi dhe zgjedhjet e lira në Shqipëri', tha Spahiu.

G.K/r.k./ReportTv.al
Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    A mendoni se vota e Diasporës do jetë përcaktuese më 11 maj?