Spahiu: Rama duhet t’i kërkojë Greqisë anulimin e ‘non gratave’ për 100 figura publike shqiptare

3 Nëntor, 12:52| Përditesimi: 3 Nëntor, 13:15

  • Share

 

Juristi Kreshnik Spahiu komentoi në Report Tv deklaratën e kryeministrit Rama nga Selaniku, ku tha se do t’i drejtohen qeverisë greke me një kërkesë për rishikimin e vendimit të vitit 2011 që ndalon gazetarin Marin Mema të hyjë në Greqi.

Spahiu thotë se nuk është vetëm gazetari Mema që i ndalohet hyrja në Shqipëri, por Rama duhet t’i kërkojë Greqisë anulimin e ‘non gratave’ për 100 figura publike shqiptare.

“Incidenti me gazetarët në kufi nuk ndodh për herë të parë, dikush duhet t’i kujtojë kryeministrit shqiptar që jo vetëm Marin Mema është i padëshiruar në Greqi. Greqia e quan incident hapjen 5 minua me vonesë të derës që iu bë Belerit apo mospritjen në takim nga Edi Rama të Fredi Belerit. Askush nuk doli të thonë që Belerit iu vonua dera 5 minuta, ndërkohë dhjetëra personazhe publike, politike, mediatike janë ndaluar prej 20 vitesh në kufi në Greqinë dhe sot nuk u lejohet futja në Greqi. Shqipëria s’ka kërkuar që lista e personave të padëshiruar që nuk u lejohet futja në Greqi të revokohet. Nuk mundesh që kur vjen e dhe momenti i fundit  që kërcënohet kryeministri, paska qenë problem edhe ndalimi i Marin Memës”, Spahiu.


Lajmi kryesor:

Spahiu: Rama, kryeministri i parë në 80 vite që tubohet me diasporën në çdo qytet të BE dhe SHBA! E turpshme që opozita mbajti krahun e Greqisë dhe jo gazetarëve shqiptarë


SI.E.//ReportTv.al
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?