Spahiu: Rama pazar me Greqinë, që lejoi Belerin nga burgu të udhëtoj jashtë

15 Korrik, 22:48| Përditesimi: 15 Korrik, 23:08

  • Share

Juristi Kreshnik Spahiu komentoi në 5 Pyetjet me Babaramon lejen që iu dha Fredi Belerit nga Drejtoria e Burgjeve për të qenë në Starsburg ku do betohet si eurodeputet.

Sipas Spahiut nuk ka ndodhur kurrë një rast në vend që të lejohet një i burgosur të udhëtojë jashtë dhe i pashoqëruar. Me rastin e Belerit sipas tij fituan të gjithë, si në Greqi, Mitsotakis dhe në Shqipëri kryeministri Rama.

'Nuk ka dy standarde. Statusi juridik kur kërkonte të betohej për kryetar bashkie ishte i paraburgosur. Nuk ishte një i dënuar me vendim të formës së prerë. Statusi tani që ka marrë leje është i burgosur. Tashmë nga dy vite burg i kanë mbetur edhe 3 muaj. Ka kryer 85% të dënimit. Dhe drejtoria e Burgjeve ka hapësirat për ti dhënë leje. Sa i përket analizës politike. Nga kjo histori fituan të gjithë. Fitoi Beleri, nga një kryetar i një bashkie të vogël në jug të Shqipërisë, më e rëndësishme të jesh eurodepuet.

Spahiu ironizoi teksa tha se Beleri bëri ëndrrën realitet të studentëve të dhjetorit të cilët donin 'Shqipërinë si gjithë Europa' tashmë që u bë eurodeputet. Beleri bëhet shtetasi i parë shqiptar që shkon në Parlamentin Europian.

Bëhet shtetasi i parë shqiptar që shkon në parlamentin europian. Realizoi ëndrrën e studentëve të dhjetorit dhe të Partisë Demokratike për ta bërë Shqipërinë si Europa. Partia e Mitsotakis fitoi. Fitoi  Edi Rama, tani ka mundësi të fitoj kandidati i tij. Belerit i ra nga qielli të jetë eurodeputet. Dhe Rama mund të luajë politikisht, tu tregojë ndërkombëtarëve, që tek drejtoria e burgjeve ndikoj politikisht dhe unë ndikojë për Belerin. I jepet i pashoqëruar dhe të shkojë jashtë. Nuk ka asnjë praktikë me të burgosur.

Kjo është ekstra me Belerin për të sheshuar konfliktin Athinë-Tiranë. Personalisht mendoj do ishte pezullimi i dënimit dhe shërbim prove. Më shumë se 1 vit burg për 10 vota, çdo kandidat do ishte ishte në burg. Vota nuk i bleu Beleri në Himarë por Greqia. Më 4 gusht do përsëritet historia.'

G.K//ReportTv.al
Komento

Komente

  • emigranti: 16/07/2024 09:02

    Pazar? Keto jane si ne shah, levizje me detyrim.

    Përgjigju
    • Uni Ego: 16/07/2024 09:40

      Rradhën e ka grqia tani. Kujdes se s'ka asnjë lëvizje.

  • Sondazhi i ditës:

    PD proteston duke bllokuar rrugët kryesore në vend, si e vlerësoni?