Spahiu: Rama të shpallë bashkimin e dy shteteve Shqipëri-Kosovë dhe jo disa mini shtete fetare

24 Shtator, 21:13| Përditesimi: 25 Shtator, 07:31

  • Share

Për juristin Kreshnik Spahiu, kryeministri Rama në OKB dhe Nju Jork duhet të kishte kërkuar bashkimin e Shqipërisë me Kosovën dhe jo të shpallë projekte për krijimin e disa mini shteteve fetare në vendin tonë. Në Repolitix, Spahiu thotë gjithashtu se referenca me Vatikanin është krejtësisht e gabuar.

'Në fund të mandatit të terë dhe në vigjilje të katërtin kam pritur që kryeminisitri  i Shqipërisë në OKB të lançojë idenë e bashkimit të Shqipërisë me Kosovën, gjë të cilin e ka lënë të hapur juridikisht kushtetuta në preambulën ku thuhet aspirata shekullore e shqiptarëve për identitet dhe bashkim kombëtar. E ka më të thjeshtë energjitë politike për bashkimin e dy shteteve shqiptare se sa për krjimin e disa mini shteteve fetare. Habitem pse i hap një pengesë politike vetes shtetit. Nuk mund ta bëjë këtë për elektorat sepse humbet se sa fiton.'

Sipas Spahiut, kjo është një qokë e Ramës për ndërkombëtarët, por nuk do realizohet sipas tij.

'Të hysh në një konflikt fetar me besimtarët fetarë, i ka të rregulluar ndarjet e shtetit nga feja. Ndryshe nga Italia i përket disa besimeve fetare dhe referenca me Vatikanin është tërësisht e gabuar. Edhe vetë ata kanë qenë një konflikt me shtetit italian. Ka qenë burim konflikti politik, juridik gjë të cilën Shqipëria do hapte probleme. Thjesht Edi Rama ka kryer një qokë dhe nuk do realizohet. Kjo është një ide ia kanë kërkuar faktorë diplomatikë. E ka bërë në Nju jork, OKB, e ka promovuar në Nju Jork Times, kush do të lexojë politikisht, fakti i vendit, kohës, kush di të lexojë e ka të qartë se me koordinim me kë është bërë kjo ide.'

Ora 22:58
Spahiu: Mekën e njohin edhe Bektashinjtë / S’mund kemi Meka 2 tek lagjia Ali Demi

1727211598_kreshniku.JPG

Juristi Kreshnik Spahiu theksoi në Repolitix se bektashinjtë e njohin Mekën si qendër shpirtërore dhe nuk është nevoja të krijhet një Mekë e dytë tek Ali Demi.

'Nëse do nisemi me këtë logjikë. Edhe shpallja e Kosovës është një precedent në të drejtën ndërkombëtare. Asnjë komb në planet nuk ka dy shtete me 4 milion banorë. Ka kombe 100 milion dhe nuk kanë asnjë krahinë autonome. Dhe jo më të kenë  dy shtete. Po të nisemi që shfrytëzohet nga Serbia, Kina nuk ka intereson kjo pjesë. Nuk nisemi me këtë koncept. Sigurisht është një precedent që do keqpërdoret padyshim do hapi problematike. Ajo që më shqetëson pabarazia e të drejtës së besimit fetar në Shqipëri.

Bektashinjtë e njohin Mekën. Shkojnë në Mekë, tani ne duam një Mekë të dytë në Ali Dem që të vijnë bektashinjtë e botës në Ali Dem. Është një lloj sarkazme. Kam ndjesinë time që pabarazia mund të prishi balancat në Shqipëri. Jemi popull i vogël me disa besim fetare. Duhet të kemi shtet një garanton ekuivalencën fetare të besimit. Mund të rrisi konkurrencën mes besimtarëve.'

Ora 22:49
Izraeli pas shtetit bektashi? Ralf Gjoni: Nuk shoh arsye! Ata kanë nevojë për PR të tregojnë se nuk janë anti-myslimanë

1727206193_ralfigjoni.jpg

Ish deputeti Ralf Gjoni foli në Repolitix lidhur me idenë se pas krijimit të shtetit bektashi është Izraeli. Gjoni nuk sheh një arsye pse Izraeli duhet të jetë pas kësaj gjëje. 

'Kam qenë në Izrael me delegacion parlamentar. Pala izraelite na referoi si filan fisteku i Shqipërisë një vend mysliman. Në një moment gjatë darkës, u them pse na referoheni si vend mysliman. Një nga deputetë më thotë, ne jemi të rrethuar nga një antagonizëm rajonal, kemi dhe mysliman brenda Izraelit. Kemi nevojë për PR të tregojmë se nuk jemi anti mysliman. Kjo është pikërisht kjo foto. Nuk besoj se ka patur bojkot nga katolikët dhe ortodoksët në atë takim. Nuk i është kërkuar. Shqipëria është i vetmi vend krenar që kemi shpëtuar gjithë hebrenjtë gjatë luftës së dytë botërore. Në gjithë hartën e Europës numri i hebrenjve pas lufte është më i madh se para lufte.

Ne jemi krenar për marrëdhëniet e mira me Izraelin. Nuk shoh asnjë arsye pse izraelitët do ishin të interesuar për këtë gjë.'

Ora 22:41
Spahiu: Rama nuk pyet për asnjë projekt të Izraelit pa lejen e Amerikanëve

1727210603_spahiukreshnik.JPG

Sa i takon idesë së krijimi të shtetit bektashi se vjen nga Izraeli dhe Mosadi, juristi Kreshnik Spahiu shprehet në Repolitix se Rama nuk bën dot asgjë për izraelitët nëse nuk merr lejen e amerikanëve.

'Jam plotësisht në një mendim që diplomacia hebreje ka qëndruar pranë Baba Mondit. Biem dakord në një gjë, që Baba Mondi dhe Kryegjyshata e dëgjuan në televizor nga Rama. Ishin komplet jashtë loje. Nëse do ishte e Izraelit, do dilte si vetëvendosje e bektashinjve. Kjo është projekt komplet e Edi Ramës, që ka krisur marrëdhëniet me  kryeministrin e izraelit, kur doli në tiranë me Blinken dhe tha jam për njohjen e Palestinës. Iu referuar dhe tregoi historinë e Enver Hoxhës si mbështeste financiarisht Palestinën. Tregon që Rama mes shërbimit izraelit Mosad, apo CIA, bën lojën dhe është në krah të amerikanëve. Baba Mondi nuk kishte dijeni fare.'

Ora 22:09
Spahiu: Rama nuk e krijoj nga vetja shtetin bektashi por ja kërkuan …..

 

Juristi Kreshnik Spahiu tregoi në 'Repolitix' arsyet që e çuan kryeministrin Rama në shpalljen e idesë së krijimit të shtetit bektashi në Shqipëri. Sipas tij, Ramës i është kërkuar kjo nga ndërkombëtarët.

'Barazia e besimit janë perifrazuar në preambul. Shpallja e një shteti jo fetar por sekti prish balancat e harmonisë fetare. Edhe doktrina në bazën e tyre kanë Kuranin, thënien e profetit dhe 5 shtyllat e islamit. Krijimi i një shtetit, sekti fetar, qoftë brenda fesë islame, nuk bën gjë tjetër veçse vendos në pozita ta pabarabarta. Dhe në këtë kontekst prish balancat kushtetuese. Kam një pyetje? A fiton Rama personalisht, politikisht, si parti me këtë tezë? Çdo lider politik, edhe i një partie simbolike di të bëjë llogaritë dhe të sondojë se me një ide fiton apo humbet. Me këtë ide edhe socialistët janë kundër. Janë myslimanët, katolikët, ortodoksët, edhe vetë bektashitë dëgjova nga përfaqësuesit e Kryegjyshatës nuk kemi marrë pronat. Nuk na njohin tha në Kosovë as në Maqedoni, as pronat. Në gjithë këtë ide, Rama ka aq mjete që 99% e publikut në Shqipëri janë kundër.

Një kryeministër i cili është nga politikanët që punon më shumë me mediat dhe sondazhet, çfraë interesi ka Rama ti hyjë një sipërmarrje personale nëse humbet 80% të elektoratit. Është një forcë e jashtëzakonshme diplomatike që ia kanë sugjeruar Ramës për ta lançuar. A do ta implementojë Rama dhe do imponohet politikisht për ta realizuar. Apo thjesht ka bërë qokën diplomatike dhe do thotë populli nuk e do si ide. Dhe do justifikohet tek ata që ideja është e paimplementueshme dhe e ka si koncesion diplomatik.'

Ora 22:01
Sondazhi i Shqiptarja.com për ngritjen e shtetit bektashi/ Zaloshnja: Tregon që ideja do dështojë

 

Eksperti i sondazheve Eduard Zaloshnja analizoi sondazhin e Shqiptarja.com lidhur me mendimin e shqiptarëve për ngritjen e shteti bektashi në Shkozë të Tiranës. Zaloshnja thekson se mospëlqyeshmëria për ngritjen e këtij shteti tregon se një nisëm e tillë do dështojë.

'Ky sondazh do të thotë nëse zhvillohet referendum për ndryshimin e kushtetutës, që të krijohet një shtet. Kushtetuta ndryshohet me 94 vota në parlament ose me referendum, ky sondazh tregon se 20% ose më pak e përkrahin. Tregues që do dështojë. Nuk e di çarë mund të bëhet. Me sa kemi dëgjuar partitë opozitare, pa 94 vota nuk realizohet. Lançim ideje në Nju Jork por është e parealizueshme.

Asnjë zhvillim i brendshëm politik që ka të bëjë me votat nuk shoh korrelacion mes kësaj ideje dhe rritjes së votës. Rama nuk ka nevojë dhe të rrisi votën, opozita është e përçarë. Nuk shoh nga pikëpamja politike e brendshme ndonjë arsye konkrete. Nga pikëpamja ndërkombëtare nuk e di sa pikë mund ti ngrejë Ramës si kryeministër. Vetë fakti që u publikua në faqen e parë, nuk është kollaj që të zërë faqen e parë të Nju Jork Times. Kishte lajmin që në Shqipëri do krijohet shteti i pavarur bektashi. Do ketë dashur të ngrejë disa pikë në qarqet diplomatike. Nuk shoh korrelacion me çështje votash.'

Ora 21:43
Shteti Bektashi/ Florjan Arapi: Nuk shkon krahasimi me Vatikanin! Bektashizmi nuk është fe, është sekt

 

Publicisti Florjan Arapi tregoi në Repolitix se çfarë nuk shkon me idenë e krijimit të një shteti të ri bektashi brenda territorit të Shqipërisë.  

'Nëse kryeministri e bën këtë sepse sheh një ëndërr një natë më parë dhe fillon si artist ta aplikojë apo ka diçka tjetër nga prapa që ndikon dhe i është kërkuar kryeministrit ta bëjë. Në të dyja rastet populli shqiptar është i nëpërkëmbur dhe del kryeministri e parashtron para OKB thua se ka një miratim të gjerësishëm popullor dhe ky vetëm ka ngelur ta shpallë këtë. Kjo është pika e parë. Tek e dyta, kryeministri e ka krahasuar me Vatikanin. Katolikët janë 1 miliardë banorë dhe kanë një histori një numër të madhe shtetesh, pronash, klerikësh.

A është fe apo është sekt? Sepse bektashizmi nuk konsiderohet fe. Është sekt. Dhe myslimanët bektashi që janë në vende të tjera nuk bëjnë ndonjë dallim të madh, por shkojnë në xhami si myslimanët e tjerë. Është tarikat fetar. Kemi pasur një numër tarikatësh. Kemi bektashi, kemi kadiri, kemi halveti. Këtu ka pasur zyrë në komunitetin mysliman të gjitha këto. Kur myslimanët falen bajramin Baba Mondi është aty. A është fe? Nuk është fe. Ka dallime doktrinarë. Ritet në bektashi janë të njëjtë si në islam.'

Ora 21:24
'Kryeministri doli me idenë e shtetit, Kryegjyshi nuk dinte gjë', Kthupi: Cila është arsyeja e imponimit të shtetit fetar brenda shtetit?

 

Avokati Rezart Kthupi në 'Repolitix' foli mbi idenë e krijimi të shtetit bektashi të shpalosur prej Ramës në OKB. Kthupi kërkon arsyen se pse Rama kërkon ngritjen e një shteti bektashi brenda shtetit tonë. 

'Del kryeministri në OKB, dhe pastaj del  kryegjyshata jemi dakord me kryeministrin. Vullneti shtet formues duhet të vijë nga unë. Ti po më imponon mua të krijoj shtet. Duhet ta ketë komuniteti bektashian vullnetin për shtet. Pse ti kryeministri del mua me idenë e një shteti bektashian. Jo duke dhënë vetëm idenë por duke thënë që me këtë ide po punohet. Ndërkohë që shtetasi nuk di gjë për këtë. Kush është arsyeja? Duhet të ketë një arsye publike, promovimi i tolerancës fetare tha kryeministri. Çfarë do ndryshonte krijimi i një shteti fetar, nuk është më fetar.

Shkon Rama i bie derës, do ta njoh unë sovranitetin. Baba Mondi tha nuk di gjë. Ka një koment të parë, që thoshte nuk dimë gjë. Ka filluar procesin teknik të hartimit të ligjeve, ndryshimit të kushtetutës pa qenë nevoja ta informojë Baba Mondin. Duke qenë se ka një ngërç me skemën e pensioneve në Shqipëri ka vendosur të ngrejë një shtet, kjo është sarkazma e kësaj historie.

Cila është arsyeja praktike, çfarë të mire do sillte shtetit shqiptar imponimi që ka një shtet fetar brenda. Vatikani ka nga arkitekturat më të bukura të botës.  Flasim për 2 mijë vjet histori. Do vijnë njerëzit në Shkozë për pelegrinazh.'

G.K//ReportTv.al
Komento

Komente

  • hasani: 25/09/2024 09:37

    o kreshnik kosovaret jane shqipfoles,,,biles te cale,,,jo shqiptare,,,bashkimi me maloke te tjere nuk na duhet,,i kemi mjaft keta maloket tane,,qe nuk ka zdrukthtar ti ndreqe,,nuk na duhen te tjere,,,pak po vuajme me keta maloket tane,,,aman,,sic ka thene nje i njohuri im,,maloket jane fatkeqesia e ketij kombi...

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Ervin Salianji dënohet me 1 vit burg për kallëzim të rremë, si e vlerësoni?