Politikë

Spahiu: Rama t'i thotë rinisë pse çmimet e ushqimeve në Shqipëri janë më të shtrenjta se në Gjermani! Ai po bën fushatë për dy mandate, synon 93 deputetë

2 Shkurt, 18:04| Përditesimi: 2 Shkurt, 19:10

  • Share

Kryeministri Edi Rama i ka vënë syrin mandatit të pestë nëpërmjet mandatit të katërt që sipas projeksioneve dhe sondazheve do të fitojë më 11 Maj.

Qëllimi i tij mbetet Shqipëria më 2030 në BE dhe me votën e këtij mandati do i kërkojë shqiptarëve edhe atë të radhës, për t’u kthyer edhe si faktor politik, me një lojë edhe gati “diabolike’. Por Rama duhet t’i thoshte të rinjve në Kuvendin Rinor të PS-së ditën e djeshme (1 Shkurt), se pse çmimet janë ngritur në Shqipëri dhe janë më shtrenjtë se në vendet e Europës. 

Ky është mendimi i juristit dhe analistit Kreshnik Spahiu për fjalimin e mbajtur nga kryeministri para të rinjve, por edhe panoramën politike ku disa video virale mbi fjalimet e të rinjve kujtuan se edhe pas 34 vitesh individi është i lidhur dhe “shpreh dashurinë për partinë”, si para viteve 90-të.

Juristi mendon se Rama do fitojë jo vetëm zgjedhjet e 11 Majit, por do tentojë të sigurojë 93 mandate deputetës edhe në koalicion, për të mundësuar ndryshime Kushtetuese. Për 'non gratën' e Berishës ndaui lajmin se Britania e Madhe dhe SHBA së shpejti do konfirmojnë qëndrimin e tyre kundër kreut të PD-së.

Kurse në Kosovë nuk e sheh Albin Kurtin kryeministër pas zgjedhjeve të 9 Shkurtit, sepse do e ketë të pamundur të marrë mbi 50% të votave.

Analiza u bë sot (2 shkurt) në Report TV, në një intervistë nga studio me gazetarin Nertil Agalliu.

“Model që nuk del jashtë standardit të PS-së. Janë bërë virale disa nga fjalimet dhe realisht ndjeva keqardhje. Më me vjen keq se pas 34 vitesh nuk mund të ketë kaq dashuri për partinë, si në kohën e regjimit, videot virale me slogane ku shprehnin dashurinë për PS-në. U bënë virale videot e të rinjve që shprehin dashurinë për PS. Kishte edhe fjalime me maturi, si ai i një vajze që fliste për meritokracinë dhe mesazh që i drejtohej kryeministrit Rama për mënyrën se si ndalet shpopullimi, jo me një urdhër që të mos largohen, por me projekte dhe oferta. Kryeministri është fokusuar te vota e emigrantëve, rinia. Por ai duhet t’i përgjigjet vetëm një pyetje, një fjali duhet të thoshte.

Pse Shqipëria është më e shtrenjtë se Gjermania dhe Europa, pse shqiptarët blejnë më shtrenjtë aty se në Europë, pse jeta është më e shtrenjtë aty se në Itali, ose hapja e biznesit has burokraci. Pse shqiptarët e shohin më të vështirë aty, sesa në Europë. Kryeministri me një fjali duhet të shpjegojë pse Shqipëria është më e shtrenjtë, për të blerë ushqimet më bazike, pse duhet të kesh tre-katërfishin e një rroge për t’ia dalë”, u shpreh Spahiu.

Por në mesazhin e kreut të mazhorancës, juristi sheh hedhjen para qytetarëve dhe elektoratit figurat e Sali Berishës dhe Ilir Metës si të anatemuara dhe të vjetëruara.

Por sheh të vështirë edhe ngritjen e partive të reja, kjo për shkak të mungesës së sinancimeve dhe garës së pabarabartë me partitë e mëdha.

“Mesazhi politik është që ju mos zgjidhni Berishën dhe Metën, se janë anatemuar, janë të vjetër. Të ndërtosh sot një parti që t’i rivalizojë PD e PS duhet të kesh miliona euro, kur ato të mëdhatë marrin miliona euro nga buxheti dhe oligarkët. T’i mund të kesh parti të fuqishme, por gara është e pabarabartë në këtë pikë. Nëse bëhet sondazh, shumë pak shqiptarë votojnë sipas programit, madje as kryeministri nuk fokusohet te programet elektorale. Janë bërë qesharakë në mënyrën se si premtojnë, apartamente apo financime për fëmijë të tretë dhe të katërt me 20 mijë euro. Politikanët, kryetarët e partive ironizojnë, tallen me situatën. Ata e dinë se gjykimi është sipërfaqësor, elektorati gjykon vetëm te kryetarët, si të vjetrat edhe partitë e reja, gjykohen vetëm nga kryetari, në mënyrë sipërfaqësore”, shprehet Spahiu për Report TV.

Më tej ndan mendimin se kryeministri nuk po punon për mandatin e katërt më 11 maj, por për të pestin për 'Shqipëria 2030 në BE".

“Rama nuk është nga ata që hedh mesazhe kot. Nuk është vetëm personazh politik karizmatik, por edhe diabolik. Ai është fokusuar për vitin 2030. Ai po bën fushatë për 2 mandate dhe jo për një. Premtimi elektoral është përtej këtij mandati. Ai që tani përgatit fushatën për mandatin e 5-të. Në subkoshiencën e publikut nis e fokusohet viti 2030, dhe me Ramën që thotë po më votuat tani më keni dhënë edhe për 2030, që Shqipëria të hyjë në BE. A është idealist apo mashtrim?
Shqiptarët, sidomos ata që përfaqësojnë PD apo PS nuk është se kanë dashuri të madhe për BE. Unë mendoj se Rama shikon përtej elektoratit shqiptar. Me elektoratin i ka llogaritë të mbyllura. Ai është fokusuar te ata që u thotë se do çojë Shqipërinë në BE. Dhe është përqendruar në politikën e jashtme, të jetë pikë dhe referenca kryesore e Ballkanit Perëndimor, personi kyç për Perëndimin, NATO-n, BE-në dhe SHBA-në”, thotë juristi.

Gjithashtu ai analizon edhe synimet e kryeministrit, që kërkon të bëhet faktor ndërkombëtar për Perëndimin në Ballkan.

“Pra çfarë synon ai, do të jetë personi që shihet si personi stabël në rajon. Perëndimi e shikon Vuçiç të lëkundur, me një këmbë në Rusi e tjetrën në Kinë. Malin e Zi dhe Maqedoninë i sheh nën influencën ruse. Por Rama përfiton edhe nga konflikti i Perëndimit me Albin Kurtin. Rama e sheh veten si lideri më serioz në Ballkan. Rama e shet veten si personi me stabël dhe konstant në lidhje me BE-në dhe SHBA. Sa më shumë hyn në konflikt Altin Kurti me BE dhe SHBA aq më i fortë është Rama. Për këtë arsye Rama është fokusuar te Shqipëria në BE në vitin 2030, ndaj sheh dy mandate të shtrira, përtej 2029. Ai është i bindur se nëse do vijë rotacioni në Shqipëri do vijë nga faktori ndërkombëtar, pra vetëm nëse të hyjë në konflikt me perëndimin. Por ai ka zgjedhur si kundërshtar Berishën dhe në çdo lloj sondazhi është i pamundur rotacioni me Berishën. Një Berishë sot në moshën 80 vjeçare, me parti të përçarë dhe në konflikt me perëndimin e ka të pamundur, ndaj edhe Rama e di këtë ndaj e ka zgjedhur. Ndaj Berisha është me keq dhe i dobët se kur humbi me 1 mln vota”.

Por a mund t’i sigurojë votat për ndryshime kushtetuese pas zgjedhjeve të 11 Majit?

“Ekzistojnë të gjitha gjasat që Rama të shkojë drejt një fitore që ia mundëson ndryshimet kushtetuese, 93 vota, shumica absolute që garanton dhe sjell ndryshime kushtetuese. Nëse merr 87 apo 88 vota, nëse arrin koalicion me Tom Doshin dhe Shpëtim Idrizin apo dhe ndonjë çarje në PD, mundësisht Rama mund të shkojë në legjislaturën e ardhshme në 93 vota.

Edhe më parë, Rama bëri ndryshime ligjore apo të kodit me formula për ndryshime ligjore, kur opozita la mandatet, pas 2017 dhe arriti. Pas 4 mandateve do ketë rrudhje e humbje votash, ka konsumim pushteti dhe në mandatin e pestë do mundohet të bëjë një formulë për koalicion dhe bashkëpunim për mandatin e pestë, do e gjejë një formulë. Ai nuk e mendon largimin tani në moshën 60 vjeç, mosha nuk është arsye për tërheqje, pasi ai mund të mendojë se kundërshtari i tij është 80 vjeç dhe ende në politikë”, shpjegon Spahiu.

Ora 18:54
Spahiu: SHBA s’do lejojë opozitën e Kosovës që të bëjë koalicion me Albin Kurtin, nëse ai nuk fiton 51%

 

Zgjedhjet parlamentare të 9 Shkurtit po afrojnë edhe në Kosovë. Teksa fushata elektorale ndodhet në orët e fundit të saj, mendimet dhe projeksionet janë të ndryshme.

Shumica mendon se kryeministri Aktual Albin Kurti nuk do e fitojë dot shumicën për ta bërë i vetëm qeverinë dhe madje as nuk do jetë më në krye të saj.

Juristi Kreshnik Spahiu ndau sot në REPORT TV mendimin e tij për situatën zgjedhore në Kosovë, duke thënë se Kurti nuk do jetë kryeministër pas 9 Shkurtit, pasi qasja e tij ndaj Perëndimit, SHBA dhe BE, ka qenë agresive.

“Albin Kurti nuk do fitojë 51%, partia e tij do rudhet, ka sjellje negative me biznesin dhe mediat në Kosovë. Ka reagime edhe nga Richard Grenell, nga SHBA, për sjelljen e Kurtit, reagime kundër tij, për qëndrimet që ka mbajtur këto vite. Nëse Kurti merr më pak se kjo shifër, do jetë në opozitë”, shprehet juristi. 

Po nëse Kurti i fiton zgjedhjet si parti e parë, a mund ta krijojë qeverinë me koalicione? Spahiu shprehet se Perëndimi nuk do lejojë që ai ta krijojë qeverinë, pikërisht për qasjen që ka pasur ndaj tyre.

“SHBA mund të lejojë që tre parti të mëdha opozitare të krijojnë qeveri të re dhe të mos lejojnë të bëjnë aleancë me Kurtin, pikërisht për shkak të qëndrimeve të kryeministrit kosovar ndaj perëndimit. Kurti ka vetëm një mundësi, vetëm nëse do të marri mbi 50% të votave. Sepse SHBA mund t’i kërkojë partive si PDK, LDK dhe AAK që të mos i bashkojnë votat më të, për shkak të qasjes së Kurtit ndaj Perëndimit”, përfundon Spahiu analizën e tij.

Ora 18:44
Spahiu: Anglia dhe SHBA do rikonfirmojnë së shpejti pozicionin e tyre kundër Berishës!

Perëndimi nuk do ia heqë ‘non gratën’ Sali Berishës, por do e përforcojë edhe më tej qëndrimin kundër tij.

Kështu shprehet për Report TV juristi Kreshnik Spahiu, në analizën politike që bëri ditën e sotme (2 Shkurt).

Madje ai tej jep edhe lajmin e fortë, se Perëndimi (SHBA dhe Britania e Madhe) do konfirmojë ‘non gratën’ për Berishën para zgjedhjeve, pavarësisht spekulimeve mediatike që janë bërë deri tani.

“Pritet nga momenti në moment të ketë goditje ndërkombëtare, megjithë fluskën e sapunit se gjoja SHBA e Anglia janë tërhequr, unë mendoj se jo. Mendoj se këtë muaj mund të ketë konfirmim nga Britania dhe më tej SHBA në lidhje me Berishën. Sa më shumë PD thotë se i është hequr non grata Berishës, aq më shumë dhe fortë pozicionohet SHBA, sepse Berisha nuk mund t’i imponohet Amerikës”, thotë ai. 

Dhe më tej shpjegon arsyen dhe mënyrën se si funksionon politika amerikane për raste të politikës ndërkombëtare. 

“Pavarësisht se Republikan dhe Demokratë janë përballë, për raste të tilla ata nuk shesin askënd për tekat e një partie në Shqipëri, pra kanë qëndrime të përbashkëta. Administrata e re e Trump, nuk mund të dalë as kundër Biden, as kundër Yuri Kim për raste të ngjashme, pra për t’i dalë pro Berishës”, thotë ai.

Ora 18:33
Kreshnik Spahiu për REPORT TV: PD rrezikon të dalë parti e 3-të në diasporë! Berisha nuk u prit në Gjermani nga emigrantët

 

Juristi Kreshnik Spahiu u shpreh sot për Report TV se opozita është e përçarë dhe e dobët, teksa e vetmja mënyrë se si të rrëzohet PS-ja për ta është që ta përçajnë mazhorancën, t’i krijojnë fraksione dhe të bashkohen vetë.

Ndaj edhe fitoren e zgjedhjeve parlamentare të 11 Majit do e ketë të vështirë dhe mund të marrë rezultat më të dobët.

Ai e sheh shumë të vështirë, duke parë ‘matematikën’ e Berishës, për të cilën thotë se në vend që të krijojë përçarje, bashkëpunon me Ramën.

“PS ka rënë vetëm një herë nga pushteti, kur PS u përça dhe u bë dy parti, më 2004-2005, kur Ilir Meta bëri LSI, parti të re, mori shumë vota edhe pse pak deputetë, duke e dëmtuar Fatos Nanon dhe PS në atë kohë. Ndaj Rama po kujdeset që të mos ketë fraksion. Ndaj edhe figurat që forcohen, Rama i çon te SPAK-u, i asgjëson. Sepse kur forcohen mund të krijojnë fraksion politik dhe ai nuk do, bie fjala Saimir Tahiri, Arben Ahmetaj, që mund të krijonin fluks të madh politik, ose rasti i Veliajt tani, pra mund t’i krijojnë fluks. Ndaj Rama bashkëpunon me Berishën për t’i asgjësuar. Ndaj edhe Berisha nuk proteston te Kryeministria, por në rrugë apo te Bashkia e Tiranës. Berishës i intereson që Veliaj ta përçajë PS-në, sepse i intereson, por ai e sulmon, pra nuk më del matematika në këtë rast, ndaj mendoj se Berisha bashkëpunon me Ramën, sepse atij i intereson që të mos e godasë Veliajn”, analizon juristi.

PD dhe Berisha sipas tij do dalin parti e tretë apo e katërt në Diasporë me votat, teksa edhe takimi i kreut të selisë blu në Gjermani me emigrantët dështoi, aq sa u gjet si justifikim pjesëmarrja në CDU.

“Berisha nuk është non grata në Gjermani dhe as në vendet e zonës Schengen, ai mund të udhëtojë edhe në Itali, Belgjikë, Holandë, Greqi, aty ku mendohet se ka grup emigrantësh shqiptarë. PD po sheh dy disavantazhe të forta në këto momente. Edhe vota e diasporës është disavantazh e PD-së. Mund të dalë parti e tretë apo e katërt në këtë votë. Tubimi me diasporën është anuluar në Gjermani ndaj ai po merr pjesë në kongresin e CDU-së, ku merr pjesë kushdo që aderon te partitë popullore, ndaj edhe ai do jetë aty. Të shohim takimet e mëtejshme zyrtare që do bëjë”, thotë juristi.

A.Q/ReportTv.al
Komento

Komente

  • eri: 03/02/2025 10:13

    o kreshnik ik dhe mos dil me ne ekrane se nuk ta var njeri mos fol idiotesi

    Përgjigju
  • Pse: 02/02/2025 20:18

    Partia e dyte do te jete aleanca kombtare shqiptare e Elena kocaqi.zhvleftesimi i euros, rritja e cmimeve per arsye te mos prodhimit ne vend,dhe kantonizimi i teritorit shqiptar posqyron mos besim ne dy partit e medhaja qe ,perfaqesojne njeratjetren ne vendimarrjet e tyre te perbashkta.

    Përgjigju
  • Askushi: 02/02/2025 18:29

    Ktu nuk ka as opozite as sindikata plus qe jane ortake ne biznese.dhe normal qe bo gallate Edi dhe na trego barsaleta ne kto nete dimri.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Si e vlerësoni gjendjen e sigurisë në vend?