Arrestimi i Ilir Beqajt u diskutua mbrëmjen e sotme në 'Frontline' me moderatoren Marsela Karapanço. Juristi Kreshnik Spahiu zbulon se SHBA dhe BE paralajmëruan ashpër kryeministrin Rama kur e emëroi Ilir Beqajn në krye të SASPAC. Rama sipas Spahiut donte t'i tregonte edhe SPAK-ut që Beqaj ka mbështetjen e tij.
'Arrestimin e prisja tek të dyja. Komenti është përtej analizës juridike. Merr përmasa politike, Nëse nuk do kishin korrupsion politik në emërimin e Beqajt nuk do kishte korrupsion. Nëse nuk do emërohej drejtor i Agjencisë së Projekteve dhe Monitorimit të Fondeve të BE-së që ishte me dosje të hapur nuk do kishte dosje të dytë. Emërimi i dytë është pritur me reaksion negativ nga ndërkombëtarët. SHBA dhe BE kanë paralajmëruar Edi Ramën të mos emëronte një person me dosje të hapur penale. Kanë reaguar në mënyrë diplomatike dhe të hapur.
Sot Zëri i Amerikës, ambasadorët e SHBA dhe BE janë larguar në mënyrë demonstrative kur Beqaj mbajti fjalim si drejtor i kësaj agjencie. Për herë të parë çohen dhe bojkotojnë një zyrtarë të një shteti, nuk ishte thjesht reagim ndaj Ilir Beqaj por ndaj qeverisë. Dhe vijmë tek analiza e dytë juridike. SPAK e kishte detyrim përcaktim arrestin me burg. Kur je përballë një subjekti me masë më të lehtë dhe gjatë hetimit ka informacion për vepra të tjera atëherë jepet masë më e rëndë. Mund të ndodhte që kryeministri i fuste detyrë më të lartë Beqaj dhe ai vazhdon vjedh.'
Deputeti i PD-së Tritan Shehu në lidhje Skype shprehet problemi nuk është vetëm Ilir Beqaj por sistemi korruptiv i shëndetësisë në Shqipëri.
'Nuk jam as prokuror as hetues. Sistemi shëndetësor u ndërtua mbi bazë korruptive. Kokë poshtë. Jo duke vënë në qendër pacientin, por interesat klienteliste, shkatërruan sistemin shëndetësor. Onkologjiku është një pjesë e korrupsionit sistemik të shëndetësisë në Shqipërisë. U shkatërrua me centralizmin e thellë për interesa financiare dhe politike. U degradua me personelin shëndetësor për ti terrorizuar ata. Neve kemi një mori largimesh nga Shqipëria. Jemi vendi më i varfër në financimin e sistemit shëndetësor shqiptar. Keqbërësi i madh është shteti, kryeministri që ka degraduar sistemin shëndetësor shqiptar. Kur shtrin makro korrupsionin në të gjitha nivelet.'
Deputeti i PS-së Lavdrim Krashi thekson se arrestimi i Beqjes është lajm i mirë për qytetarët shqiptarë.
'Ditë më të këqija për ata që paguhen për shërbëtorë publikë por që kthehen rrëmbyes. Nuk kam asnjë lloj emocioni. Por kur akuzohet shpesh edhe për akuza kemi emocione por për korrupsionin nuk kam fare. Zotëria është i akuzuar. Qytetarët shqiptarë nuk janë budallenj. Qysh prej 1992 ka patur afera që po u vjen fundi sepse është krijuar sistemi i ri i drejtësisë. Realiteti është ky që është. Sa i takon taksapaguesit është lajm i mirë. Sinjalet që jepen në qytetarë janë të besimit se drejtësia do të punojë. Mendoj se SPAK është krejt i pavarur.'
Ekonomisti Pano Soko bën habi se si Beqaj edhe pse e dinte që po hetohej vijonte duke bërë fatura fallco duke shpërdoruar fondet e Bashkimit Europian.
'Si ka mundësi ishte nën hetim, që ky zotëria edhe kur je ti që je në gjendje hetimi, përgjimi, si shkon dhe bën përsëri korrupsion. Ai e dinte që ishte në hetim. Në këtë moment kur e gjithë struktura shtetërore vihet në hetim dhe ky shkon bën fatura fallco 3000 euro. Çfarë dreqin hajdutësh kemi ne? Ti vjedh 3 mijë euro të tjera.'
Gazetari Mentor Kikia shton më tej me ironi se Beqaj i ngjason historisë së dhisë.
'Çështja për të cilën akuzohet. Dhisë kur i ha kurrizi kruhet me torbën e çobanit. Ky me tagjinë tonë kishte mbaruar punë. Këta nuk të ngopur. Kur u kruaj me paratë e taksapaguesve europianë, aty nuk mban më. E rëndësishme është mbyllja e rubinetit në kohën e duhur. SPAK ndërhyn pasi ka vdekur pacienti. Pasi është bërë gjëma. Kemi x të burgosur më shumë me paratë tona. Shqiptarët nuk duan Ilir Beqaj në burg, duan paratë. Korrupsioni luftohet me mekanizma. Do duhet të shikojmë funksionizmin e mekanizmave. Kur ne të zbulonim që këtu ka rrjedhje dhe ta zbulonim pa pritur që të vdes pacienti.'
Mjeku Ilir Alimehmeti komentio më tej edhe heshtjen e socialistëve ndaj arrestimit të Ilir Beqajt.
'Ky është ajo që është frika dhe e mbajnë gojën mbyllur. Prandaj nuk mban përgjegjësi sepse i bie e bëri vetë drejtor dhe prapë abuzon. Kjo është skemë, mbi këtë është vendosur qeverisja Rama. Ju heshtni. Mendoj se ishte një burrë i ndershëm. Na doli që një sekondë ta lëmë drejtësinë të bëjë punën e vet. Por jo. Ai e ngriti sipër. Jep modeli që ti po të vjedhësh. Ky të jep pozicion drejtues. Ishte qartësisht veprim politik. Kjo është modeli që duhet te heqi. Duhet ta heqim nga truri', u shpreh Ilir Alimehmeti.'
Juristi Kreshnik Spahiu duke komentuar edhe rastin e skandalit të mjekëve tek Onkologjiku theksoi rëndësinë që ka sistemi shëndetësor, duke nënvizuar më tej rastet tragjike me të cilat përballen pacientët çdo ditë në spitale. Më tej ai tregoi edhe rëndësinë që ka karta e shëndetit në Europën veriore, më e rëndësishme edhe se ID apo patenta.
'Ndaj një mendim që përgjegjësia është e sistemit. Edhe nëse i pushkatojmë mjekët problemi nuk zgjidhet. Unë do mundohem ta thjeshtësoj. Të gjithë kemi minimumi histori tragjike të humbjes së ndonjë familjari për shkak të dështimit të sistemit shëndetësor në Shqipëri. Jo më larg se dje kisha një telefonatë nga Durrësi nga një mik italian që jeton prej dy vjetësh në Durrës. Kur i takoja për pushim bënin humor, ti ke ikur në Europën veriore ne kemi ardhur po pushojmë në Shqipëri. Dje më thanë kem mbushur valixhet dhe po ikim.
Pardje më tha pata një urgjencë të tmerrshme në urgjencën e Durrësit. Psikologjikisht u dërrmova. Dua të mos përsëritet më. Për një europian, në sytë e një europiani ajo që bën diferencën problematika kryesore është sistemi shëndetësor. Sistemi politik abuzon shpeshherë kulturën shëndetësore që ka popullata. Ne nuk i japim rëndësi shëndetit. i japim rëndësi lavazhit. Për shkak të kësaj injorance sistemi politik nuk e ka prioritet. Nuk ka parti që të vijë në pushtet për shëndetin. Qeveria Rama kishte 30 prioritete, nuk janë të gjitha prioritet.
Po të vëmë re, në spitale publike, në qytetet kryesore popullata është dhjetëfishuar ne vijojmë me spitalet e Enver Hoxhës. Në Europë tre karta janë me rëndësi: ID, Patenta, karta e shëndetit. dy të parat nuk i marr kur dal. Kudo që shkosh po tregove kartën e shëndetit është më e rëndësishme se të tjerat. Me këtë afrohet çdo lloj shërbimi shëndetësor që nga mjeku i familjes, analizat, ekzaminime, operacioni. Pa pagesë. Kryesisht shërbimet janë publike. Në Shqipëri është orientuar tek spitalet private. Provoni të shkruani kundër një spitali privat. E di çfarë do bëhet.
Për dy orë do hiqen lajmet nga treçereku i portaleve nga presioni i madh. Janë prishur balancat. Organi i akuzës duhet të hetojë të gjitha rastet e investimeve. Problemi ne na rezulton që nga sterilizimi tek Onkologjiku aparaturat edhe blihen dhe nuk vihen në funksionon. Ose abuzohet ose nuk bëhet eficiente. Këto duhet të jenë objekt hetimi, jo në çdo rast ka subjekt për të hetuar. KLSH u detyrua kreu doli dhe tha kam 1 vit e kam denoncuar. Ka raporte pa fund, që vetë nga KLSH kanë konstatuar shkelje të rënda në menaxhimin e fondeve. Ka rënë sistemi në tërësi dhe nuk kemi pse kryqëzojmë 5 onkolog.'
Përfaqësuesi i PD-së, Ilir Alimehmeti komentoi heshjten e socialistëve sot për lajmin e arrestimit të Ilir Beqajt. Ai u shpreh se Beqaj ka qenë një person i promovuar nga Rama dhe prandaj ata nuk mund të flisnin.
'Pse heshtin deputetët socialistë? Sepse është Edi Rama. Ai e mbrojti politkisht duke i dhënë post dhe duke e bërë drejtues duke qenë nën hetim. E dyta e ka mbrojtur në çdo televizion. Nuk ka hajdut dy metra të gjatë thoshte. Ai 2 metra i gjatë ka dhe një dorë të madhe, çi sheh syri i kap dora. Sado ia hodhi jorganin i shtriu këmbët më shumë se jorgani. Ky është ajo që është frika dhe e mbajnë gojën mbyllur. Prandaj nuk mban përgjegjësi sepse i bie e bëri vetë drejtor dhe prapë abuzon. Kjo është skemë, mbi këtë është vendosur qeverisja Rama. Ju heshtni. Mendoj se ishte një burrë i ndershëm. Na doli që një sekondë ta lëmë drejtësinë të bëjë punën e vet. Por jo. Ai e ngriti sipër. Jep modeli që ti po të vjedhësh. Ky të jep pozicion drejtues. Ishte qartësisht veprim politik. Kjo është modeli që duhet te heqi. Duhet ta heqim nga truri', u shpreh Ilir Alimehmeti.
Gazetari Mentor Kikia komentoi në 'Frontline' arrestimin e Ilir Beqajt, duke theksuar se u arrestua pasi shpërdoroi fondet e Bashkimit Europian në krye të SASPAC.
'Beqaj nuk kishte si të arrestohej për sterilizimin ishte në detyrim paraqitje. Kjo masë ndryshohet nëse ka një arsye tjetër si mosparaqitje. Sterilizimi është dëshpëruese si është hetuar. Nuk ka patur vullnet domethënës, u përjashtua nga çdo lloj përgjegjësie nga Prokuroria. Ishte Gjykata që tha duhet të merret i pandehur. Çështja për të cilën akuzohet. Dhisë kur i ha kurrizi kruhet me torbën e çobanit. Ky me tagjinë tonë kishte mbaruar punë. Këta nuk të ngopur. Kur u kruaj me paratë e taksapaguesve europianë, aty nuk mban më. E rëndësishme është mbyllja e rubinetit në kohën e duhur. SPAK ndërhyn pasi ka vdekur pacienti. Pasi është bërë gjëma. Kemi x të burgosur më shumë me paratë tona. Shqiptarët nuk duan Ilir Beqaj në burg, duan paratë. Korrupsioni luftohet me mekanizma. Do duhet të shikojmë funksionizmin e mekanizmave. Kur ne të zbulonim që këtu ka rrjedhje dhe ta zbulonim pa pritur që të vdes pacienti', tha gazetari Kikia.
Juristi Kreshnik Spahiu komentoi qasjet e socialsitëve dhe demokratëve ndaj arrestimeve të SPAK. Spahiu thotë në Frontline, se nëse Beqaj do ishte me PD, kjo forcë politike do manifestonte tek shtëpia e tij për të bërë thirrje ta lironte, duke quajtur drejtësinë si të korruptuar. Por kjo qasje nuk është tek socialistët, që të paktën në publik mbështesin drejtësinë dhe nuk bëjnë presion.
'Sot duhet të kishte një deklaratë për shtyp të qeverisë për këtë çështje. Nëse arrestohet një ministër apo protagonistët kryesor. Qeveria Rama 1 është i arrestuar apo në kërkim apo procedim. Gjithë ekipi i Rilindjes që krahasoheshin me ekipin e Rilindjes së një shekulli më parë, ranë në burg. Të paktën kanë detyrim për të thënë ndaj socialistëve çfarë ka ndodhur. Kjo është pjesa negative. Përgjegjësia është drejtëpërdrejtë politike, kur iu dha post politik dhe e merrte në krah për t’i thënë SPAK se ka mbështetjen time.
Tani a ka një qasje pozitive, ka. Nëse Beqaj do ishte deputet i krahut tjetër do kishte situatë, sot partia do ishte te rrugica e Beqaj, duke thënë lironi Ilir Beqajn. Kemi dy qasje të ndryshme kur arrestohen të majtët dhe socialistët dalin rresht drejtësia të bëjë punë, nuk bëjnë presion. Krahu tjetër i thotë bandë kriminale, nëse merret dikush i pandehur i thonë martir. Qasje e ndryshme në raport me drejtësinë. Jo se nuk i ushtrojnë presion këta por janë më të sofistikuar. Qasjen publike e kanë të ndryshme. Nuk janë kërcënues ndaj drejtësisë. Pika më e dobët e gjyqtarëve dhe prokurorëve, profili i tyre që nuk mbajnë presion. Janë profile që nuk janë mësuar me rol mediatik. Dhe kur iu bëhet libri i shtëpisë dhe kërcënohen nuk e mbajnë presionin. Një pjesë dorëzohen. Nuk janë organe kolegjiale. Kush ka firmën vendos. Është shumë delikate.
Sa i përket batutës suaj, doja të perifrazoja një thënie të Beqajt. Suksese në burg. Nuk i uroj burgut askujt. Uroj të dali i pafajshëm. Mendoj se ai është viktimë e arrogancës së pushtetit të vetë. Gaboi aty tek fundi tek banaliteti i faturave të supës. Aty Prokuroria e ka të blinduar. Boll fakti që bashkëshortja ka qenë pronare e restorantit, mjafton kaq. Edhe sikur të mos ketë përfituar. Gjithë shërbimet e i ka orientuar te një kompani e bashkëshortes është konflikt interesi. Për fatin e tij të keq kjo çështje do shkojë gjatë.'
Ekonomisti Pano Soko në Frontline komentoi arrestimin e ish ministrit të Shëndetësisë, Ilir Beqaj mëngjesin e sotëm. Soko bën habi se si Beqaj që ishte në hetim vijonte e bënte fatura fiktive.
'Do kërkoja atij prokurorit të sterilizimit, hajde këtu firmos që të dënohet me arrest me burg, se sa të dënohen me arrest në burg për 3 mijë burg. Ai sot akuzohej, kur u vendos drejtor i SASPAC, sterilizimi ishte on top. Si ka mundësi ishte nën hetim, që ky zotëria edhe kur je ti që je në gjendje hetimi, përgjimi, si shkon dhe bën përsëri korrupsion. Ai e dinte që ishte në hetim. Në këtë moment kur e gjithë struktura shtetërore vihet në hetim dhe ky shkon bën fatura fallco 3000 euro. Çfarë dreqin hajdutësh kemi ne? Ti vjedh 3 mijë euro të tjera', u shpreh Soko.
Juristi Kreshnik Spahiu theksoi në Frontline për Marsela Karapançon se arrestimi i sotëm i Ilir Beqajt provoi se SPAK nuk kontrollohet nga Edi Rama dhe nuk është bandë kriminale.
'Kur je përballë një subjekti me masë më të lehtë dhe gjatë hetimit ka informacion për vepra të tjera atëherë jepet masë më e rëndë. Mund të ndodhte që kryeministri i fuste detyrë më të lartë Beqaj dhe ai vazhdon vjedh. Kur je kleptoman nuk pyet. Era e gjellës së korrupsionit ka marrë më shumë erë se sa sterilizimi. Vepra e parë ka cenuar jetën e mijëra shqiptarëve. Dua të rikujtoj për ata që nuk e dinë Ilir Beqaj është i vetmi shok dhe mik fëmijërie i Edi Ramës. Është shok i ekipit të basketbolli u luanin të dy. Janë rritur të dy. Dhe e ka mbajtur politikisht. Nuk i lëshon. Historia e fundit tregon se nuk është Rama që nuk i lëshon miqtë por është SPAK që i merr nga krahu Ramës. Tregon se SPAK nuk është bandë e Edi Ramës dhe nuk kontrollohet nga PS. Nuk komandohet politikisht. Po të ishte për Ramën, Ilir Beqaj nuk do ishte në burg.'
Deputeti i PS-së Lavdrim Krashi e konsideron një lajm të mirë arrestimin e Ilir Beqaj ditën e sotme pasi po goditet korrupsioni. Në 'Frontline', ai shton se veprimtaria e drejtësisë tani është një lajm i keq për zyrtarët e korruptuar.
'Do pritet dhe do ketë lajme edhe më të mira. Kushdo që është përzierë me gjëra ta jashtëligjshëm do presi SPAK. Sëmundja e korrupsionit është nga më të poshtrat q e bashkëshoqëron demokracinë. Ditë më të këqija për ata që paguhen për shërbëtorë publikë por që kthehen rrëmbyes. Nuk kam asnjë lloj emocioni. Por kur akuzohet shpesh edhe për akuza kemi emocione por për korrupsionin nuk kam fare. Zotëria është i akuzuar. Qytetarët shqiptarë nuk janë budallenj. Qysh prej 1992 ka patur afera që po u vjen fundi sepse është krijuar sistemi i ri i drejtësisë. Realiteti është ky që është. Sa i takon taksapaguesit është lajm i mirë. Sinjalet që jepen në qytetarë janë të besimit se drejtësia do të punojë. Mendoj se SPAK është krejt i pavarur.'