Juristi Kreshnik Spahiu ironizoi gjatë emisionit të sotëm Frontline lajmet e para disa ditëve që ishte në titujt kryesorë sa i përket emrave të PS dhe PD si drejtues politik në qarqet e vendit. Për Spahiu se kush është drejtues qarku nuk i intereson askujt. Këto lajme sipas tij imponohen artificialisht dhe madje njerëzit në lagjet e Tiranës nuk njohin as deputetin e zonës.
'Në asnjë cep të planeti në Europë, Afrikë, Amerikën Latine, Azi nuk gjen në media që lajmi i parë dhe kryelajmi i gjithë portaleve të jetë deleguarit e partive në qarqe. As në kohën Enver Hoxhës drejtuesit e partive në qarqe nuk pasqyroheshin, artificialisht i ushtrohet presion faktorëve në media që e bëjnë lajm. Kujt i kërcet, po të shkosh në Laprakë, Varri i Bamit, Kombinat nuk e dinë kush është deputeti i lagjes. Njohin logon e partisë. Unë mendoj hallet e shqiptarëve janë të tjera dhe problemi i qarqeve është artificial i paqenë.'
Lajmi kryesor:
Spahiu: Mos harroni, kur Berisha kishte pushtet, futi 4 vjet në burg kryetarin e opozitës
G.K/ReportTv.al