Kryeministri Edi Rama kërkoi pak ditë më parë pezullimin e menjëhershëm të veprimtarisë së Agjencisë Kombëtare të Ushqimit (AKU).
Lidhur me këtë juristi Kreshnik Spahiu i ftuar mbrëmjen e sotme në emisionin ‘5 pyetjet nga Babaramo’ në Report Tv tha se ky institucion ka pasur performancë të dobët. Ai tha se Shqipëria do ta ketë të vështirë të arrijë standardet e Bashkimit Europian sa i përket kontrollit ushqimor.
‘Është edhe shoë edhe situata është emergjente. AKU është agjencia më jo stabile në vend, drejtuesit e saj janë ndërruar me muaj jo me vite. Shqipëria atë me të cilën është krenuar deri dje sot se ka. Thuhet në Shqipëri haet mirë dhe produktet bujqësore janë të mira, por sot është një nga vendet me cilësinë më të dobët ushqimore dhe kjo vjen sepse instituti i kontrollit ushqimor është ai më i dobëti. Do jetë e vështirë për Shqipërinë që të arrijë standardet e BE. Shqipëria konsumon 80% produkteve ushqimore jashtë standardeve europiane’, tha ai.
Spahiu tregoi si veprohet në vendet e tjera në momentin kur konstatohet një produkt me probleme në doganë.
'Me importimin e mallrave që vijnë në doganë inspektimi i AKU fillon nga pjesa e doganës dhe në territorin shqiptar. Por përshembull AKU gjermane konstatoi gjatë inspektimit disa çokollata me alumin të ardhuara nga Azia dhe e futi në listë të zezë kompaninë dhe produktin duke e sekuestruar dhe duke informuar të gjitha vendet e BE', tha ai.
Juristi Kreshnik Spahiu, tha se vendi ynë është larg standardeve të Bashkimit Europian për ushqimet bio dhe të kontrolluara. Sipas tij, ne jemi i vetmi vend që nuk tregtojmë asnjë ushqim BIO sipas standardeve BE.
‘Një nga përmirësimet që ka bërë BE është se në 2002 ka ngritur një strukturë për ushqimet organike dhe ato bio dhe ato rregullohen nga fara, tek transporti, etiketa dhe vula dhe Shqipëria është larg për të bërë këtë standard. Në vendet e BE ke dyqane që kanë ushqime 100 % bio. Ne s’jemi për të bërë reklamë këtu, apo antireklamë.
Në Shqipëri hahet në mënyrë të shijshme por të ushqehesh në mënyrë të shijshme s’do të thotë se ushqehen në mënyrë të shëndetshme. Të marrim një picë duke nisur nga mielli që nuk dihet, nga mishi i përpunuar, proshutat djathërat janë të pashëndetshme dhe jo bio. U përmend vaji i palmës, ai nuk është i ndaluar, por duhet që të bëhet transparencë nëse një produkt është ose jo me vaj palme. Kur ne kemi grurin, bukën, qumështi dhe nënproduktet e tij jashtë standardit të BE ku është të ushqyerit shëndetshëm në Shqipëri?’, tha ai.
Komente

Z.Spahiu 100 % dakord me ju.Ne Shqiperi reklamohen si organike /bio/,por perhere degjojme fermeret qe ankohen per cmimet e pleherave kimike e pesticideve.Keto te dyja nuk duhet te jene asnjehere ne te njejten fjali me prodhim/produkt organik/bio! Ja te marrim shembullin e pices,fillon me miell qe duhet te jete i bere nga grure organik,pa plehera kimikatesh,pa pesticide bere me kimikate,por vetem natyrale,brumi duhet te jete organik,pa i shtuar asnje lloj kimikati.Sallamet e djathrat duhet te jene nga kafshe pa GMO,pa antibiotike,ushqyer me bar e ushqime natyrale,pa plehera e pesticide e kimikate qe i kane ushqimet jo bio e qe depozitohen ne mishin e qumeshtin e kafshes qe perpunohet me vone dhe pa ju shtuar ketyre nen produkteve,ngjyrim artificial,e kimikate te tjera per t'i /permiresuar/shijen,apo zgjatjen e jetegjatesise se perdorimit.E njejta gje vlen dhe per perimet qe te futen ne kete pice organike duhet te mos kene kimikate e pesticide dhe e mbyllim me ambalazhimin qe nga plastika duhet te jete biodegradable e deri te kutia me material te ricikluar.A plotesohen te gjitha keto kushte?Ne se po,atehere eshte organike,nese dhe vetem nje prej ketyre nuk eshte organik,atehere e tere pica nuk quhet me organike.
Përgjigju