Kryeministri Edi Rama kërkoi pak ditë më parë pezullimin e menjëhershëm të veprimtarisë së Agjencisë Kombëtare të Ushqimit (AKU).
Lidhur me këtë juristi Kreshnik Spahiu i ftuar mbrëmjen e sotme në emisionin ‘5 pyetjet nga Babaramo’ në Report Tv tha se ky institucion ka pasur performancë të dobët. Ai tha se Shqipëria do ta ketë të vështirë të arrijë standardet e Bashkimit Europian sa i përket kontrollit ushqimor.
‘Është edhe shoë edhe situata është emergjente. AKU është agjencia më jo stabile në vend, drejtuesit e saj janë ndërruar me muaj jo me vite. Shqipëria atë me të cilën është krenuar deri dje sot se ka. Thuhet në Shqipëri haet mirë dhe produktet bujqësore janë të mira, por sot është një nga vendet me cilësinë më të dobët ushqimore dhe kjo vjen sepse instituti i kontrollit ushqimor është ai më i dobëti. Do jetë e vështirë për Shqipërinë që të arrijë standardet e BE. Shqipëria konsumon 80% produkteve ushqimore jashtë standardeve europiane’, tha ai.
Spahiu tregoi si veprohet në vendet e tjera në momentin kur konstatohet një produkt me probleme në doganë.
'Me importimin e mallrave që vijnë në doganë inspektimi i AKU fillon nga pjesa e doganës dhe në territorin shqiptar. Por përshembull AKU gjermane konstatoi gjatë inspektimit disa çokollata me alumin të ardhuara nga Azia dhe e futi në listë të zezë kompaninë dhe produktin duke e sekuestruar dhe duke informuar të gjitha vendet e BE', tha ai.
Juristi Kreshnik Spahiu, tha se vendi ynë është larg standardeve të Bashkimit Europian për ushqimet bio dhe të kontrolluara. Sipas tij, ne jemi i vetmi vend që nuk tregtojmë asnjë ushqim BIO sipas standardeve BE.
‘Një nga përmirësimet që ka bërë BE është se në 2002 ka ngritur një strukturë për ushqimet organike dhe ato bio dhe ato rregullohen nga fara, tek transporti, etiketa dhe vula dhe Shqipëria është larg për të bërë këtë standard. Në vendet e BE ke dyqane që kanë ushqime 100 % bio. Ne s’jemi për të bërë reklamë këtu, apo antireklamë.
Në Shqipëri hahet në mënyrë të shijshme por të ushqehesh në mënyrë të shijshme s’do të thotë se ushqehen në mënyrë të shëndetshme. Të marrim një picë duke nisur nga mielli që nuk dihet, nga mishi i përpunuar, proshutat djathërat janë të pashëndetshme dhe jo bio. U përmend vaji i palmës, ai nuk është i ndaluar, por duhet që të bëhet transparencë nëse një produkt është ose jo me vaj palme. Kur ne kemi grurin, bukën, qumështi dhe nënproduktet e tij jashtë standardit të BE ku është të ushqyerit shëndetshëm në Shqipëri?’, tha ai.
Komente
