Kreshnik Spahiu

Politikë

Spahiu: Shqipëria në NATO nuk respektohet nga atletet e bardha të Ramës, por nga standardet e arritura

26 Qershor, 21:26| Përditesimi: 26 Qershor, 23:04

  • Share

Juristi Kreshnik Spahiu, ka komentuar pjesëmarrjen e kryeministrit Edi Rama në samitin e NATO-s, dhe pamjen e tij, ku dallohej nga liderët e tjerë nga atletet e bardha që kishte veshur.

Sipas tij, Shqipëria në NATO nuk respektohet nga atletet e bardha të kryeministrit, por standardet e arritura nga vendi ynë. 

'Unë e kuptojë se pamja dhe veshja e Ramës kanë ngjallur në lloj debati dhe kritikash ose edhe vlerësim. Do të përfaqësojë një personazh që do të evidentohet sepse Shqipëria nuk është se ka ndonjë peshë në aleancën e NATO-s dhe nuk ka vlerë të jesh vetëm për ata që janë aty, por ka vlerë të shtuar për opinionin publik. Ashtu si përfitojë Shqipëria kur u anëtarësua në NATO ku feedbackun e mori qeveria Berisha, edhe sot në mënyrën e vet dhe performancën e vet një pjesë e vlerës i shkon qeverisë Rama. Kjo që po ndodh ne duhet që të analizojmë se çfarë vlerash politike dhe ushtarake ka organizimi i samitit të NATO. Shqipëria në NATO nuk respektohet nga atletet e bardha të Ramës, por standardet e arritura’, tha ai.

Në konferencën gjatë pas përfundimit të samitit të NATO-s, presidenti amerikane Donald Trump përmendi edhe konfliktin Kosovë-Serbi. Lidhur me këtë Spahiu tha se Trump pritet të ftojë përfaqësuesit e Kosovës dhe Serbisë në Shtëpinë e Bardhë për të ndërmjetësuar një marrëveshje mes dy vendeve.

'Unë parashikojë se Trump do të ftoj në Shtëpinë e Bardhë përfaqësuesit e Kosovës dhe Serbisë për një marrëveshje’, tha ai.

Ora 22:55
Spahiu: NATO është 2-3 herë më e fortë se Kina dhe Rusia me avionë, tanke, nëndetëse dhe ushtarë

 

Juristi Kreshnik Spahiu teksa komentoi rritjen e buxhetit të mbrojtjes në nivelin 5% të Prodhimit të Brendshëm Bruto, një propozim i presidenti amerikan Donald Trump, ai e cilësoi këtë si një ide strategjike që garanton paqe afatgjatë për vendet e NATO-s.

Spahiu tha se NATO është 2-3 herë më e fortë se Kina dhe Rusia me avionë, tanke, nëndetse dhe ushtarë.

'Shqiptarët nuk duhet ta marrin qyl sigurinë se na mbrojnë të tjerë, ata na mbrojë sepse duhet që të investosh, më mirë të na i marr NATO sesa këta politikanët e korruptuat. 5 % është me rëndësi që të plotësohet si detyrim. Ne jemi me fat që jemi në aleancën më të fuqishme në të gjithë botën. NATO është fuqia më e fortë ushtarake në botë sepse ka dyfishin e Kinës ose Rusisë, ka buxhetin më të madh ushtarak dhe flotën ajrore më të fuqishme, ka flotën detare, nëndetëse, numrin e tankeve më të lartë. Me Rusinë dhe me Kinën NATO konkurron vetëm në armët bërthamore. Mendoj se ideja e Trump për ta rritur në 5 % është një vizion për të siguruar edhe një gjysmë shekulli stabilitet vendeve të NATO-s’, tha ai.

Ora 21:51
Spahiu: Trump meriton çmimin Nobel nëse vendos paqe në Gaza dhe zgjidh konfliktin Izrael-Palestinë

 

Juristi Kreshnik Spahiu ka komentuar rolin që presidenti amerikan Donald Trump mund të luajë në zgjidhjen e konfliktit mes Izraelit dhe Palestinës.

Ai tha se Trump meriton çmimin Nobel nëse vendos paqe në Gaza dhe zgjidh konfliktin Izrael-Palestine

'Trump meriton çmimin Nobel nëse shuan konfliktin mes Izraelit dhe Palestinës nëse ai arrin që të vendos ekuilibrin dhe balancën dhe ndoshta duke i imponuar me forcë. E gjithë retorika e tij është një taktikë e njohur nëpërmjet forcës ai imponon atë që në Shqipëri quhet pazar. Ajo është taktika që ai ka ndjekur. Por praktikisht ai nuk është njeri i luftës sepse ai e di se çfarë dëme mund të sjell kjo.

I është referuar Kosovës dhe e ka marr si një meritë të presidencës së tij. Ai ka një retorikë brilante, por kjo fortunë me shumë viktima në lindjen e mesëm duhet që SHBA të ndërhyjë edhe në çështjen e Gazës, atyre masakrave që bëhen mbi fëmijët dhe gratë në rripin e Gazës, ai duhet që ta ketë në agjendën e vet zgjidhjen e këtij konflikti. Duke qenë se jemi në optikën nëse e meriton ose jo çmimin Nobel, unë them se do ta meritonte nëse gjatë këtij mandati, e bënë këtë. Ai arriti që të bind anëtarët e NATO për 5 qind e prodhimit të brendshmë që të shkojë për mbrojtjen’, tha ai.

S.B/ReportTv.al
Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    NATO miraton rritjen e shpenzimeve me 5% për mbrojtjen, si e vlerësoni?