Politikë

Spahiu: Farage një racist me të huajt sepse 90% e krimeve kryhen nga britanikët, 1% nga shqiptarët

28 Qershor, 18:11| Përditesimi: 28 Qershor, 21:47

  • Share

Juristi Kreshnik Spahiu ka komentuar deklaratat e deputeti britanik Nigel Farage për emigantët shqiptar duke e cilësuar si një figurë me tone nacionaliste dhe raciste.

Në një intervistë për Report Tv, ai tha se Farage është një racist me të huajt sepse 90% e krimeve kryhen nga britanikët.

‘Farage njihet për tonet e tij nacionaliste dhe disi raciste ndaj të huajve, kanë qenë kauzat e tij edhe më herët. Ai nuk është e ka vetëm për shqiptarët por e ka për të gjithë të huajt dhe kemi të bëjmë me një përdorim politikë.  Mendoj se Rama duhet që ta kishte shmangur këtë debat sepse Shqipëria nuk duhet që të jetë kritike ndaj Britanisë së Madhe. Nuk është në ato pozita që të adresojë ankesa ndaj Britanisë.

Por, 90 për qind e të burgosurve në Britaninë e Madhe janë britanik dhe krimi dominohet nga vet shtetasit britanik dhe është e padrejtë ankesa e bërë se mungesa e rendit publik vjen nga emigrantët, sepse janë vet britanikët që kryesojnë dhomat e paraburgimit', tha ai.

Spahiu, u ndal edhe tek kabineti i ri qeveritar dhe ndryshimet e reja që mund të priten në shtator.  Ai tha se 50 për qind e kabinetit të qeverisë së ardhshme do të jetë me emra të panjohur. Sipas tij, kryeministri Edi Rama është i fokusuar tek figurat e reja.

‘Mendoj se 50 për qind e kabinetit të Ramës do të jetë me emra të panjohur dhe jo nga grupi parlamentar. Do të jenë të panjohur sepse ai është i fokusuar tek figurat e reja. Ata që janë bërë subjekt hetimi nga prokuroria speciale do të mbahen larg nga postet politike. Rama ka paguar faturë të rëndë nga arrestimet e bashkëpuntorëve të tij dhe pavarsisht se kjo nuk është reflektuar në kohë pasojat mund të jenë më të rënda se vet rezultati i votimit. Mbetet për tu parë se kush do të jenë surprizat në qeveri dhe Rama mendoj se do ti lërë që ti shohin në ekran të televizionit emërimet ose shkarkimet’, tha ai.

Ora 18:33
Spahiu: Berisha do fitonte moralisht, nëse kërkonte ndjesë në popull dhe pranonte humbjen e thellë

Kreshnik Spahiu komentoi edhe zgjedhjet e 11 majit. Ai tha se Berisha do fitonte moralisht nëse do të pranonte humbjen e thellë në zgjedhje.

‘Ajo që mund të fitonte Berisha në këto zgjedhje do të ishte se për herë të parë të vendoste një standard për të pranuar humbjen dhe problematikat që ka vet partia dhe për të pranuar gabimet. Nëse do të sillej në mënyrë modeste do të ishte më i fituar sesa me reagimin e ashpër duke i krijuar probleme vendit ne raport me faktorin ndërkombëtar. Është e paprecedentë që një ish-kryeministër dhe ish-president të thotë vendi im është si Kolumbia, që ka organizata terroriste dhe Shqipëria kontrollohet nga bandat. Berisha ka numërues dhe komisionet në qendrat e vendvotimi dhe sillet si një parti e re që nuk është pjesë e rinumërimit të votave.

Të gjithë duhet të jenë me fat që u bë rinumërimi, ca do bëjë Berisha tani? Ata që merren me trafik apo kryejnë krime a kanë të drejtë vota apo jo. Sigurisht që kanë. Të drejtën e votës e kanë edhe ata që janë në burgje. Vota është e barabartë dhe s’ke asnjë të drejtë të paragjykosh që votuan ata që akuzohen për vepra penale. Meqënëse je pjesë e parlamentit propozoje që të burgosurve ti hiqet e drejta e votës, edhe pse është e papranueshme sepse Këshilli i Europës do të kontestojë. Tirana nuk pati ndryshimi, ato qindra vota që janë devijuar duhet që prokuroria speciale të sqarojnë janë gabime njerëzore apo janë krime zgjedhore’, tha ai.

Ora 18:32
Spahiu: Kërkesa e Anglisë për qendër emigrantësh, s’duhej refuzohej por të analizohej në Kuvend

Juristi Kreshnik Spahiu, tha se Shqipëria duhet që të marr në konsideratë kërkesën e Britanisë së Madhe për hapjen e një qendre emigrantësh.

Ai tha se kjo çështje duhet që të diskutohet edhe në Kuvend.

‘Unë do doja ti bëjë thirrje Ramës që të shoh me prioritet kërkesën e Britanisë për hapjen e qendrave të emigrantëve të huaj në vend. Janë disa vende që si depërtojnë dot ne vendet e tyre sepse mund të ketë probleme ligjore. Gjermania si kthen dot afganët në Afganistan sepse talebanët nuk lejojnë që avionët gjerman të depërtojnë emigrantët dhe çfardo politike të marr politika gjermane e ka të pamundur që të rikthejë ata në Afganistan. Sa kohë Shqipëria i ka hapur dyert për qendrat e emigrantëve me Italisë s’ka pse i thotë jo Britanisë ose SHBA dhe ky duhet që të ishte një debat parlamentar ku të diskutohen interesat tona me këta partner’, tha ai.

Ora 18:22
Spahiu: Shqipëria njësoj si Kosova, duhet të pranojë qendra emigrantësh nga SHBA

Kryeministri Edi Rama dhe deputeti britanik Nigel Farage janë përfshirë në replika për emigrantët shqiptarë të dënuar në Britaninë e Madhe.

Lidhur me këtë, juristi Kreshnik Spahiu, tha se Shqipëria ashtu sikurse edhe Kosova, duhet të pranojë të hap qendra për emigrantët e rikthyer nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

‘Do të ishte e udhës që Rama të ishte menduar për një përgjigje ndaj qeverisë britanike për hapjen e qendrave për ndaj emigrantëve të kthyer nga Britania. Mos harrojmë që qeveria e Albin Kurtit dhe  Maqedonia e Veriut kanë vendosur që të hapin qendra emigrantësh për të rikthyerit nga SHBA. Jo vetëm kaq por Kosova ka pranuar që të hap burg për të huajt nga Danimarka dhe askush se ka bërë objekt debati vendimin e qeverisë së Kurtit. Unë do doja që qeveria shqiptare të ishte më e kujdesshme s’ka pse i jep prioritet Italisë për hapjen e qendrave të emigrantëve sepse Britania e Madhe thotë si hap qendra për emigrantët e rikthyer nga Afrika dhe nuk hap qendra për rikthimin e emigrantëve shqiptar që unë i dëbojë’, tha ai.

S.B/SI.E./ReportTv.al
Komento

Komente

  • Lenti: 28/06/2025 22:12

    Sipas CBN jane 209.8 te arestuar shqiptare per 1000. Ku eshte racizmi ketu????

    Përgjigju
  • Gjermani: 28/06/2025 20:18

    Farazhi esht Nipi jone

    Përgjigju
  • Arben: 28/06/2025 19:26

    Te bejme propagande si ne kohen e Enverit nuk ka sens, nevojtaret jemi ne. Marreveshje per ripranim nuk ka pse,kjo krijon precedent dhe shkel te drejta.Por qe nje pjese e Shqiptareve duan te pasurohen menjehere nuk ka ndonhe gje per tu habitur.Shpenzime te larta per te emigruar, qera shume te larta, pa punesi,konkurence e larte me afrikane, biles keto te fundit kane me prioriret dhe te drejta ne Angli.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Rinumërimi i Tiranës, a e rrëzoi pretendimin e Berishës për manipulim?