Kreshnik Spahiu komentoi tek '5 Pyetjet me Babaramon' vrasjen e 14 vjeçarit me thikë sot pranë shkollës Fan Noli në kryeqytet nga një bashkëmoshatar. Spahiu mendon se Shqipëria nuk ka asnjë institucion për edukimin e adoleshentëve që kryejnë krime.
'Në shkollat shqiptare kemi ende 100% nxënës shqiptarë. Çfarë do ndodh kur të kemi fëmijë nga Irani, Afganistani, Siria. Ende nuk kontrollohet një numër i vogël popullsie. Çfarë do ndodhte po të ishim sa Kina? Jemi në numër popullsie të papërfillshëm dhe përsëri shteti nuk arrin. Kur shteti nuk ka autoritet. Ka një sërë rrethanash politike, sociale. Do ngrija pyetjen çfarë do ndodhte sikur të ishin disa muaj më të rinj, nën 14 vjeç. Do ishin në shtëpi. Shqipëria ende e papërgatitur për institucione edukuese. Përveçse Holandës, Irlandës dhe Bullgarisë që e fillojnë procedimin penal 12 vjeç e lart. Nën 14 vjeç janë institucionet e edukimit. Në Gjermani vetëm vitin e kaluar fëmijë nën14 vjeç kanë kryer 110 mijë vepra penale. Deri në 18 kanë kryer 200 mijë. Por përgjegjësisë penale i nënshtrohen ata që kanë kaluar 14 vjeçe.'
Lajmi kryesor:
Vrasja e 14-vjeçarit/ Ironia e Spahiut: Si do kontrollonte krimin shteti nëse Shqipëria do kishte popullsi sa Kina apo India?
G.K//ReportTv.al