Politikë

Spahiu: Sikur tironcit autokton të mbronin tokat si çunat e Thethit, Shqipëria do ishte ndryshe

22 Korrik, 22:59| Përditesimi: 22 Korrik, 23:08

  • Share

Juristi Kreshnik Spahiu, u shpreh se tironcit autokton duhet që t'i mbronin tokat ashtu si i mbrojtën banorët në Theth.

‘Të gjitha qeveritë kanë dështuar në administrimin e territorit, me futjen e PD në pushtet PD, zgjodhi të ishte me ata që zaptonin pronat. Dhe nëse do të bëhej një rezistencë nga tiransit do kishim një vend tjetër. Vetëm në Shqipëri ndodh që thua kam platformë dhe legalizimin dhe kthimin kur ato janë kundra njëra- tjetrës.

Problemi është se në Shqipëri nuk protestohet për kauza që opozita duhet që të përfaqësoj, sepse kauzat që lidhen me ekonominë, me çmimet e ushqimeve, të naftës, prishin interesat e oligarkëve. Ata janë pjesë e kësaj çorbe dhe pastaj merrem me gjëra periferike dalin për 10 ndërtime pa leje në Theth. Po Shqipëria ka edhe një mungesë të shoqërisë civile, këto janë kauza që duhet që të nxirrnin në shesh shoqatat dhe grupet e interesit, sindikatat, dhe këto nuk funksionojnë, duhet që ti përfaqësojë partia që të dalin në protestë’, tha ai.


Lajmi kryesor:

Spahiu: Çlirimi i trotuareve dhe prishja e shtesave, s’duhet të ndërpritet si aksioni tritolit në 2013-ën


S.B/ReportTv.al
  • Sondazhi i ditës:

    A mendoni se ka pasur rezultat aksioni për lirimin e hapësirave publike?