Ndërsa kryeministri Edi Rama ka si kartë elektorale integrimin në BE brenda 2030, kryetari i PD-së Berisha bëri dhe një premtim gati në kufijtë e absurdit duke thënë se do të lehtësojë marrjen e vizave me SHBA, ndonëse vetë është ‘non grata’.
Juristi Kreshnik Spahiu në studion e ‘Repolitix’ në Report Tv, beson se integrimi në BE varet më shumë nga vendet e Bllokut europian dhe se premtimet janë pjesë e fushatës elektorale
“Nëse BE nuk do të ketë prioritet zgjerimin e vet për shkak të forcave ekstremiste vijnë si dominancë në vendimmarrjen e BE-së, apo disa vende të vendosin veton që Europa të mos zgjerohet ne sikur të bëjmë çudira sërish nuk do na pranojnë. Megjithatë Rama është në të drejtën e vet. Dikush na premton Europën deri në 2030, e dikush premton se do shkojmë në Amerikë pa viza. Kjo është propagandë elektorale. Kush e ha këtë propagandë elektorale e ha.
Spahia është i bindur se si Rama dhe Berisha e dinë që sot se kush do shpallet fitues dhe sa mandate do të marrë secili në zgjedhjet e 11 majit.
“Nëse ne nuhasim rezultatin e zgjedhjeve Berisha dhe Rama janë dy personazhet me eksperiencën më të gjatë politike për shkak se kontrollojnë informacion më shumë, kanë struktura më shumë. Ata e dinë që tani në tavolinë cili është rezultati I përafërt I zgjedhjeve. Të dy kanë qasje të ndryshme si po e trajtojnë fushatën elektorale duke i paraprirë 12 majit. Askush nga të dy nuk po punon për 11 majin. Ata të dy e dinë rezultatin e zgjedhjeve. Vetë listat e kandidatëve për deputetë janë prognozë çfarë lexojnë në optikën e tyre rezultatin e 11 majit.
Spahiu tërheq vëmendjen tek fleta gjigande e votimit, për të cilën ai druhet se do të shkaktojë shumë fletë të pavlefshme prandaj nxit KQZ të bëjë një fushatë ndërgjegjësi për shqiptarët për mënyrën si të votohet.
‘Fleta e votimit si çarçaf i shkaktoi pavlershmëri 50% të votave të diasporës në zgjedhjet e 2021 Kosovës. Kam dyshimet e mija që me këtë fletën 60 centimetra, në disa province të Shqipërisë njerëz të moshuar do e kenë shumë të vështirë e do e çojnë dëm" tha Spahiu.
Në studion e Repolitix, në Report tv juristi Kreshnik Spahiu thotë se partitë e reja kanë avantazh atmosferën e krijuar nga arrestimet e fundit të SPAK dhe votat e diasporës.
"Rama e Berisha kanë shumë kohë që e dinë rezultatin e zgjedhjeve çfarë do të ndodhë. Dhe modifikimet e Kodit I kanë bërë në funksion të asaj prognoze që kanë parashikuar, duke hartuar dhe listat.
Ata që pretendojnë se do të marrin pushtetin kanë luksin të vendosin në lista persona që mund të punojnë dhe sjellin një maune me vota por të mos marrin mandat. Se pushteti ka mundësi cfarë të të jep që nëse nuk fiton mandatin të jep diçka tjetër. Ndërsa histori tjetër është për partinë që e di shumë mirë që nuk do të fitojë dhe mbyllet në listën e mbyllur që të ketë jetë a vdekje mandatin e deputetit, se po nuk hyre në parlament në opozitë je I vdekur politikisht. Tjetër strategji ka parti e re që ka të gjithë establishmentin kundër, sepse sot Rama e Berisha për hir të vërtetës në të gjithë modifikimet që kanë bërë në këto 35 vite, ky modifikimi i fundit ka qëllim asgjësimin e lëvizjeve të tjera politike.
Sepse listat pjesërisht të mbyllura shkatërrojnë partitë e reja politike. Po të shikoni listën e Tiranës, 11 kryetarët kandidojnë në kryeqytet e mekanizmi që ka bërë Rama e Berisha I pengon këta 9 të tjera të bashkohen se divergjenca e parë do të ishte: Kush do të ishte i pari në listë? Agron Shehaj, Kreshnik Osmani, Elena Kocaci, Adriatiku apo Endri. E me një të rënë të lapsit çanë mundësinë e krijimit të polit të tretë.
Rama ka hedhur ministrat në listë të hapur që kanë gjithë infrastrukturën për të marrë votat. E të rrisë thesin për votat e tij do të marrë mëshumë.
Lufta është e ashpër dhe tek opozita, e partitë e reja që sipas sondazheve kanë një hapësirë të jashtëzakonshme, atmosferën politike e favorizojnë arrestimet e SPAK që kanë ndodhur në 2024 e 2025. Kjo nuk ka ndodhur 35 vite. Arrestimet që kanë diskretituar pushtetin dhe vota e diasporës. Kemi 250 mijë votues."
Komente
