Spahiu thirrje presidentit: Shpall zgjedhjet në Himarë sepse Beleri ka konflikt interesi si Eurodeputet

10 Qershor, 17:35| Përditesimi: 10 Qershor, 19:15

  • Share

TIRANË- Juristi Kreshnik Spahiu i ka bërë thirrje presidentit të vendit Bajram Begajt që të shpallë zgjedhjet e parakohshme në Himarës, pas zgjedhjes së Fredi Belerit si eurodeputet nga partia e Mitsotakis, megjithëse në Shqipëri ndodhet në burg për blerje votash. Në një intervistë për emisionin ‘Studio Live’ në Report Tv, juristi tha se Beleri është në konflikt interesi pasi nuk mund të jetë edhe eurodeputet edhe kryetar bashkie në të njëjtën kohë.

‘Ka dy momente; një që lidhet me mandatin dhe dy me lirinë e Belerit. I bëj thirrje Begajt të shpallë urgjentisht zgjedhjet e parakohshme në Himarë si një detyrim kushtetues që rrjedh nga ligji për qeverisjen vendore, sepse Fredi Beleri është në konflikt interesi dhe nuk mund të jetë i zgjedhur në dy organe njëkohësisht. Nëse kryetari i bashkisë kandidon për një organ tjetër, atëherë shpallen zgjedhje të parakohshme. Nuk mund të jetë Rama edhe kryeministër i Shqipërisë edhe eurodeputet. Ai është një vend vakant tani.

Duhet ta kishte shpallur që kur ishte emri i tij në lista. Si do ta ushtrojë profesionin ai?! Para shtatorit Fredi Beleri do të jetë i lirë, unë nuk i dëshiroj të keqen askujt, por lexoj ligjin. Gjykata e Apelit nuk mund të rrisë vendimin për Belerin. Mendoj se vendimi për Belerin do të jetë brenda qershorit. Fredi Beleri do të jetë qytetar i lirë të shkojë në PE.’- tha Spahiu.

Spahiu duke komentuar zhvillimet në Himarë thotë se beteja për këtë bashki nuk është një luftë Rama-Berisha, por kontrolli për bregdetin nga Tirana apo Athina. Juristi shtoi se beteja bëhet për interesa ekonomike.

Spahiu bëri edhe një analizë të zgjedhjeve në parlamentin Evropian, ku forcat politike europiane të djathta performuan fuqishëm në zgjedhjet europiane. Spahiu u shpreh se partitë nacionaliste fituan në PE, sepse janë kundër emigrantëve dhe kundër Ukrainës.

Fredi Beleri, i dënuar nga GJKKO për blerje votash në zgjedhjet vendore të 14 majit 2023, është zgjedhur nga grekët si anëtar i Parlamentit Europian. Beleri u rendit i katërti mes të votuarve si kandidat në zgjedhjet helene dhe bëhet një prej 21 eurodeputetëve grekë në PE dhe një prej 7 të zgjedhurve nga sigla e Nea Demokracia te Mitsotakis. Vetë Beleri e ka konsideruar një triumf të demokracisë, ndërsa në Himarë ka nisur festa mes mbështetësve të tij.

Ora 18:03
Godet Spahiu: Bllofi i Albin Kurtit, thirrja e diasporës të votonin majtas në PE

 

Juristi Kreshnik Spahiu e ka cilësuar si blof thirrjen e Albin Kurtit që qytetarët në Europë të votojnë majtas. Komentin juristi e bëri në emisionin ‘Studio Live’ në Report Tv.

‘Albin Kurti bëri blofin e radhës që bëri thirrje të votojnë majtas në Europë dhe u rreshtua me humbësit dhe kjo nuk i falet një lideri politik. Albin Kurti s’kishte pse pozicionohej kundër të djathtës kundër qendrës.’- tha Spahiu.

Ora 18:02
Spahiu: Himara s’është luftë Rama-Berisha, por kontrolli bregdetit nga Tirana apo Athina

 

Juristi Kreshnik Spahiu duke komentuar zhvillimet në Himarë thotë se beteja për këtë bashki nuk është një luftë Rama-Berisha, por kontrolli për bregdetin nga Tirana apo Athina. Në një intervistë për Report Tv në emisionin Studio Live, Spahiu tha se beteja bëhet për interesa ekonomike.

‘Konflikti në Himarë do të mbyllet kur Himara të kontrollohet nga Shqipëria dhe jo nga Greqia. Lufta në Himarë nuk është luftë për një individ. Nuk është luftë mes Ramës dhe Berishës por mes Shqipërisë dhe Greqisë kush kontrollon bregdetin që ka një rëndësi shumë të madhe ekonomike. Për shkak të bregdetit lufta është zhvendosur në Himarës i mundësi e Greqisë për helenizimin e bregdetit dhe aspiratave për Epirin Verior. Shpresoj që në zgjedhjet e parakohshme kjo betejë të marrë fund.’- tha Spahiu për gazetarin Arbër Hitaj.

Ora 17:36
Spahiu: Partitë nacionaliste fituan në PE se janë kundër emigrantëve dhe kundër Ukrainës

 

Juristi Kreshnik Spahiu në emisioni ‘Studio Live’ në Report Tv ka bërë një analizë të zgjedhjeve në parlamentin Evropian, ku forcat politike europiane të djathta performuan fuqishëm në zgjedhjet europiane. Juristi Spahiu tha për gazetarin Arbër Hitaj se partitë nacionaliste fituan në PE, sepse janë kundër emigrantëve dhe kundër Ukrainës.

‘Konfigurimi i PE ka ndryshuar por nuk ka ndryshuar vendimmarrja. Shumicat nuk janë në duar të partive nacionaliste dhe ekstremiste janë rritur partitë nacionaliste dhe ekstremiste në disa shtete duke përfshirë Gjermaninë, Italinë Francën, por janë rrudhur partitë e Majta dhe kanë ardhur në të njëjta ku partitë e djathta popullore dhe të qendrës. Diskursi Evropian nuk do të ndryshojë. Partitë nacionalistë kanë fituar sepse ishin kundër emigrantëve dhe mbështetjes së Ukrainës. Në tërësinë e tyre ato ishin pro ruse. Madje për disa parti janë publikuar fakte që janë financuar nga Rusia dhe Kina. Ka pasur një buxhet për euroskeptikët. Moska ka financuar sepse ka interes atë përbashkëta. Partitë nacionaliste dhe ekstremiste janë kundër BE-së. Sipas tyre emigracioni ka rritur kriminalitetin. Sipas tyre duhet gjetur paqja mes Ukrainës dhe Rusisë dhe duke mbajtur haptas krahun rus. Partitë e djathta akuzojnë partitë e majta se nuk menaxhojnë dot fondet dhe taksat e tyre. Është shumë pak produkteve.’- tha Spahiu.

M.Q.//ReportTv.al
Komento

Komente

  • Non-grata: 11/06/2024 03:25

    Hiqja shtetësinë e deportoje në Grqi

    Përgjigju
  • Melamina: 11/06/2024 01:08

    Ore ky Kreshniku qe na paska bërë dhe lifting me ça të ardhurqsh jeton jashtë??? Apo me paret që bëri gjatë kohes qe drejtonte KLD me Bamkën, se gojet e liga thonë qe merrnin nga 500 mijë euro për një emerim në gjykatë të Lartë, 300 mijë për Apel dhe 200 mijë për transferimet nga rrethet në Tiranë. Psh, Ben Mulai, Çim Mustafa, Ibrahim Hoxha, Fatime Deçolli, Ervin Polozhani janë “këputur” në mes nga Kreshniku dhe Bamka

    Përgjigju
  • emigranti: 10/06/2024 19:30

    Pse jo?

    Përgjigju
  • Agamemnoni dhe Edi: 10/06/2024 19:24

    per Belerin do ndodhi njelloj si me Ilaria Salis eurodepute e zgjedhur mbreme ne itali dhe e arestuar ne Hungari. Spahiu me kujtoj vetem dicka Ramen deputet ne Durres dhe Vlore, ku i takonte te zgjidhte. Mbase edhe per Belerin do zgjedhi Spahiu ku do veje, ne Bruksel apo Himare. Mendoj qe Rama ta shpalli Non Grata dhe ta perzej nga Shqiperia. Te fala nga Micotaqis

    Përgjigju
    • emigranti: 11/06/2024 01:42

      Nuk jane njesoj Salis me Belerin. Po sidoqofte Spahiu eshte 1egen, mos e degjoni ...

  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?