Juristi Kreshnik Spahiu, ka komentuar takimin mes presidentit të SHBA Donald Trump, liderit të Kievit Volodymir Zelensky dhe liderëve të BE-së sot në Uashington.
Në një lidhje skype për Report Tv, ai tha se Ukraina e ka të vështirë që të çlirohet nëse nuk ka mbështetjen e SHBA.
‘Mund të mos harrohet por ta çlirojë ushtarakisht, Ukraina nuk çlirohet dot pa ndihmën e SHBA dhe BE madje është me dyshim që nëse SHBA nuk e mbështet vetëm BE do ta ketë të vështirë.
Spahiu tha se është e vështirë që të arrihet një marrveshje.
‘Është një marrëveshje e vështirë për tu arritur. Nëse Zelensky do të zgjedh luftën do të brasktiset nga shumë aleatë, ai është sot atje sepse Ukraina nuk i çliron dot e vetme territoret e veta. Nëse ata do ti çlironin pa ndihmën e amerikanëve nuk do ti lutej këtyre për armë dhe për para dhe nëse e braktisin këta aleatët, i bie që Rusia do ta pushtonte të gjithë vendin, dhe kush do ta donte këtë', tha ai.
Juristi Kreshnik Spahiu tha se presidenti ukrainas Volodymir Zelensky nuk duhet që ti jap territore Putinit.
Ai tha nëse kjo do të ndodhë presidenti ukrainas do të largohet me votë nga pushteti.
'Nëse do të bëhet dorëzimi i territoreve mund të hap precendentë edhe për vende të tjera që të kërkojnë territore, duke nisur nga Moldavia, Serbia është aleat i Rusisë dhe do të tentojë patjetër për ndryshim kufinjësh në Bosnje dhe në Kosovë. Prandaj BE i duhet që të ketë garantë SHBA. Në momnetin qe Zelensky do të nënshkruaj një marrveshje për shkëmbim territoresh atëherë atë do ta largojnë me votë nga pushteti', tha ai.
Juristi Kreshnik Spahiu tha se Europa po mban 5 milion refugjatë ukrainas me një kosto 45 miliardë euro.
Sipas tij, qeveritë europiane e kanë të dosmosdoshme që të arrihet për marrëveshje paqeje.
‘Emigrantët ukrainas janë dyndyr në BE. Sot në BE strehohen afro 5 mln ukrainas dhe BE i mban ata me një faturë afro 45 miliardë euro dhe vetëm kjo faturë pa llogaritur mbështetjen për armë dhe mbështetje tjera janë një gropë e zezë që kanë tronditur të gjithë ekonominë. Sot qeveritë europiane e kanë të dosmosdoshme që ti shtojnë presion Zelenksyt për marrëveshje paqeje’, tha ai.
Komente
