Në prizmin ligjor, juristi Kreshnik Spahiu shprehet në Report Tv se vota e Diasporës nuk mund të pengohet, pavarësisht se kërkohet që ajo të dështojë.
Kjo votë mund të jetë vendimtare dhe i tremb partitë e mëdha, por ato kanë infrastrukturën për ta kontrolluar atë dhe analizuar 2 muaj para zgjedhjeve kur të përfundojë regjistrimi zyrtar më 4 Mars.
Spahiu parashikon edhe lëvizjen e patronazhistëve për të bindur ata që nuk janë emigrantë votues të partisë së tyre. Por për analistin, vota e emigrantëve do vijë nga zgjedhjet në zgjedhje dhe do sjellë rotacione në të ardhmen.
“Nëse këto ndryshime nuk gjejnë konsensusin e dy partive, përsëri ekziston kuadri ligjor, ua njeh të drejtën e votës së emigrantëve. Nëse nuk votohen këto ndryshime, kjo nuk i zhbën të gjitha regjistrimet e deritanishme dhe do avancojnë me këta që janë regjistruar. Vota e emigrantëve do jetë determinante në këto zgjedhje dhe në të ardhshme, ku numri do vijë duke u rritur. Parashikoj se regjistrimet dhe votimet vijnë me rritje dhe më e madhja do jetë kur të ndjehet rotacioni politik. Sikurse edhe rasti Albin Kurtit ku mori 90% të votës së diasporës dhe i dhanë qeverisje i vetëm. Por ky proces është në rrezik, sepse ka shkelje mënyra e votimit, manipulimi, votimi kolektiv. Vota e diasporës këtë herë mendoj se do prishi edhe interesin për zgjedhjet”, shpjegon Spahiu.
Më tej ai shpjegon edhe se si veprojnë strukturat partiake dhe për çfarë do luftohet pas 4 Marsit. Spahiu thotë se rezultati i zgjedhjeve mësohet javët e para të muajit Mars, teksa parashikon që të ketë të paktën 190 mijë të regjistruar me këtë trend.
“Partitë politike sot nuk janë ato të para 20 viteve, elektorati shqiptar është i vogël. Partitë e dinë se 90% e këtyre votuesve se të kujt janë. Rezultati i zgjedhjeve del ditët e para të Marsit, sepse nuk del më 11 Maj. Por sa të dali lista e personave të diasporës, do shkojnë të analizojnë emrat se për kë votojnë ata dhe të bëjnë llogaritë. Këto 190 mijë vota do orientojnë trendin politik të 11 Majit, se do merret vesh se sa përqind janë të njërës dhe tjetrës dhe në varësi të saj do shihet nëse do ketë garë konkurruese apo është përcaktuar fituesi”, shprehet juristi.
Ndërsa në fund analizon edhe mënyrën se si menaxhon votën partia në pushtet, teksa nuk ndan mendim të njëjtë me një nga të ftuarit në panel, se do shtyhen zgjedhjet.
“PS ka strukturë të frikshme të patronazhimit të votës, ata do shkojnë kudo ku nuk janë votat e tyre. Pra do shkojnë dy muaj tek votuesi për t’i bindur dy muaj me radhë. Do jenë edhe racional te lekët, do i kursejnë lekët për votat që nuk dinë. Unë mendoj se zgjedhjet nuk shtyhen”, përfundon Spahiu.
Lajmi kryesor:
Spahiu në Report Tv: Lista 'non-grata' s’mund të hiqet selektive! Mund të anulohen për gjithë botën, por jo vetëm për Berishën
A.Q/r.k./ReportTv.al