Politikë

Spahiu zbulon arsyet, pse Berisha deklaroi hapur që 21 janari është krim shtetëror pa dashje

4 Gusht, 14:06| Përditesimi: 4 Gusht, 15:20

  • Share

Juristi Kreshnik Spahiu ka zbuluar arsyet që e çuan Sali Berishën të deklaronte sot se vrasjet e 21 Janarit ishin krimi shtetëror, por pa dashje.

Në një intervistë për emisionin “Sot Live në Shqipëri” me Nertil Agalliun në Report Tv, Spahiu zbërtheu deklaratën e Berishës.

Sipas tij, kryedemokrati e kishte studiuar dhe ishte përgatitur për një përgjigje të tillë, që vjen pak ditë pas deklaratës së kreut të SPAK, Altin Dumani, i cili tha se kjo dosje është në fazën paraprake të hetimit.

“Është një deklaratë e studiuar, deklaratë që i përcjell një mesazh prokurorëve të SPAK-ut. Jo rastësisht ai ka qenë i përgatitur edhe për një trajtim të ri të çështjes së 21 Janarit, për t’ju përgjigjur pyetjes së gazetarëve me një version të studiuar dhe nuk është një përgjigje rastësore. Përgjigjia e Sali Berishës në lidhje me trajtimin juridik të çështjes së 21 Janarit, është një trajtim i studiuar dhe asistuar nga konsulentë që lidhen drejtpërdrejt me ligjin dhe të drejtën penale. Në referencë të deklaratrave që ka bërë Altin Dumani disa ditë më parë, ka thënë që jemi në fazën e hetimit paraprak, është prioritet i Prokurorisë Speciale, është prioritet për të trajtuar detyrat që ka lënë Gjykata e Lartë dhe Gjykata e të Drejtave të Njeriut për ta trajtuar si krim shtetëror, por edhe elementët e pengimit të hetimit dhe zbulimit të vendngjarjes, pra për të penguar zbulimin e veprës penale, dhe për këtë arsye Berisha ka qenë i qartë juridikisht në mënyrën se si do të përgjigjej duke dhënë një alternativë që i krijon barriera vetë prokurorisë”.

Sipas Kreshnik Spahiut, Sali Berisha është fokusuar vetëm tek vrasje, sepse akuza tjetër për pengim të hetimeve është parashkruar dhe nuk mund të ketë hetim tjetër për të pasi kanë kaluar 10 vite, edhe nëse gjenden prova të reja.

“Jo rastësisht Berisha anashkalon elementin e pengimit të organeve të drejtësisë për të zbuluar veprën penale sepse Berisha është koshient që ajo si vepër penale është parashkruar. Duke qenë se vepra penale e pengimit parashikon një afat 10-vjeçar për parashkrimin dhe duke qenë se sot jemi në vitin 2025 dhe vepra ka ndodhur në vitin 2011, Prokuroria edhe sikur ta hetojë nuk vendos dot në akuzë Sali Berishën për këtë çështje. Dhe për këtë arsye Sali Berisha ka dhënë përgjigje vetëm për vrasje, duke i dhënë mesazh prokurorisë që edhe në këtë çështje nuk mund të bëjë më shumë për faktin se gjykata përpara 10 vitesh ka dhënë një vendim të formës së prerë, që 21 Janari konsiderohet vrasje nga pakujdesia”.

Pyetje: Nëse kanë prova të reja, quhet akoma parashtrimi?

“Për vrasjen jo. Përsa i përket pengimit, është e parashkruar dhe në çdo lloj rasti ligji të pengon edhe sikur të ketë prova të reja, që të ngarkosh me përgjegjësi penale dikë që ka penguar hetimin. Vrasja nuk ka afat të parashkruar”.

 

Ora 14:47
Spahiu: Shërbimet sekrete paralajmëruan destabilizimin e Maqedonisë me financim të Rusisë

Juristi Kreshnik Spahiu tha në një interviste me Nertil Agalliun në Report Tv, se koret raciste ndaj shqiptarëve në ndeshjen e basketbollit mes skuadrës së Maqedonisë së Veriut dhe Rumanisë, janë autorësi e shërbimeve ruse.

“Së pari duhet të kemi parasysh se kemi të bëjmë me një ngjarje të paralajmëruar. Gjenerali Stuart Peach. i cili është një britanik dhe punon për një agjensi britanike në Ballkan, por edhe shumë agjensi të tjera sekrete, në një raport të Bashkimit Europian kishte paralajmëruar që Maqedonia, segmente të financuara nga shërbimet ruse për destabilizimin e Kosovës, Bosnjës dhe Maqedonisë. Ky nuk është një incident i shkëputur, është një kronikë e paralajmëruar dhe dua të them që ka shumë interesa që interferojnë dhe gjejnë një situatë të brishtë në Ballkan për shkak të një tërheqje të Shteteve të Bashkuara të Ameerikës, mos interesimi dhe tërheqja nga prioritetet e Administratës së Trump për Ballkanin apo për çështjen shqiptare apo stabilitetin në rajonin e Ballkanit, ka bërë që të lulëzojnë dhe të riaktivizohen të gjitha segmentet e shërbimeve ruse në rajon për të krijuar destabilizim”,- tha Spahiu.

Ora 14:36
Spahiu propozon: Burg për pronarët e hoteleve që diskriminojnë turistët kosovarët apo diasporën

Juristi Kreshnik Spahiu, në një intervistë për Nertil Agalliun në Report Tv tha sot se Kodi i ri Penal duhet të miratohet nëpërmjet një referendumi nga populli, i cili me anë të votës së drejtpërdrejtë çimenton themelet e kodit të ri. Spahiu propozoi që në Kodin e ri Penal të shtohet një nen për dënimin me burg për të gjithë operatorët turistikë, për të gjithë pronarët e hoteleve dhe restoranteve që diskriminojnë shqiptarët nga Kosova, nga Maqedonia apo nga diaspora

“Sot për javë, Shqipëria ka qenë e shqetësuar për një goditje që po merr turizmi, për shkak të keqtrajtimit, manipulimit, vjedhjes, keqshërbimit, të metave të mëdha dhe me të drejtë është konstatuat se është vrarë turizmi patriotik. Unë kam të renditura edhe denoncime, që më kanë kërkuar konsulencë juridike, nga shqiptarë të Kosovës, apo të diasporës të cilët ndihen të diskriminuar, nuk pranohen në hotelet e jugut të Shqipërisë. Sa e marrin vesh që janë nga Kosova, Maqedonia, që janë emigrantë, që janë nga diaspora, u thonë ne nuk duam shqiptarë. Diskriminimi në shumë vende të botës është vepër penale. Nëse Shqipërisë po i shkatërrohet turizmi dhe mund të rrënojë ekoniminë e vendit, mund të parashikohet një vepër penale për të gjithë operatorët turistikë, për të gjithë pronarët e hoteleve dhe restoranteve që diskriminojnë shqiptarët nga Kosova, nga Maqedonia apo nga diaspora”,- tha Spahiu.

V.GJ /r.k./ReportTv.al
Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Çfarë mendoni për ndryshimet e propozuara me draftin për Kodin e ri Penal?