Juristi Kreshnik Spahiu thotë se Edi Rama dhe Sali Berisha kanë bërë një pakt për të mos lejuar emigrantët që të votojnë në vitin 2025.
Deklaratën Spahiu e bëri në emisionin ‘Frontline’ në Report Tv me gazetaren Marsela Karapanço, theksoi se Berisha dhe Rama kanë rëndë dakord dhe se përgjegjësinë do të mbajë KQZ, e cila do të thotë se nuk ka përgatitur infrastrukturën zgjedhore.
‘Sikur vërtetë parlamenti të kishte luftë dhe përplasje të vërtetë do të isha i lumtur. Në çdo garë apo ndeshje kur rezultati përcaktohet në tavolinë skam më betejë apo luftë politike, por teatër politik. Nga shtatori deri në fushatën elektorale do të kemi një teatër që herë do të shfaqet si betejë mes partive politike dhe herë si debat parlamentar. Ka një pakt mes Berishës dhe Edi Ramës për të pamundësuar votën e emigrantëve në 2025. Rama dhe Berisha kanë rënë dakord që të bëjnë sikur e kanë votuar të drejtën e emigrantëve por do t’ja faturojnë KQZ-së si përgjegjësi i vili do të dalë të thotë se nuk kishin kohën e mjaftueshme për të përgatitur infrastrukturën zgjedhore. Në pikat kryesor dy persona kanë deformuar vullnetin politik të parlamentit.’- tha Spahiu.
Juristi Kreshnik Spahiu ka ironizuar ndryshimet e drejtuesve politikë në PD. Në emisionin ‘Frontline’ në Report Tv Spahiu tha se edhe sikur Berisha të delegojë në qarqe Trumpin, Biden dhe Harris nuk i fiton zgjedhjet.
Më tej Spahiu tha po ashtu se heqja nga pozicionet drejtuese të Topallit, Harxhit e Imamit tregon se gjithmonë listat i bënte Sali Berisha dhe jo Lulzim Basha.
Juristi Kreshnik Spahiu, teksa ka komentuar listat me emrat për 12 drejtuesit qarqeve të PD, u shpreh heqja e Jozefina Topallit, Edit Harxhit dhe Arben Imamit, provuan që listat janë bërë gjithmonë nga Berisha dhe jo nga Lulzim Basha.
Sipas tij, Berisha ka qenë pas çdo vendimmarrje në PD.
“Listat që po përgatit Berisha unë i shoh me një optik tjetër, ato do të nxjerrin një të vërtetë të madhe, do të provojnë se listat e deputetëve si ka bërë Basha, por i ka bërë Berisha. Po ta vini re, u kalua shkarazi emrin e Topallit. Po emra si Jozefina Topalli, Edit Harxhi dhe Arben Imami nuk janë njerëzit e eleminuar nga Basha, por janë njerëzit e listës së zezë që Berisha ja çoj Bashës. Berisha ka qenë pjesë e çdo vendimmarrje që nga djegja e mandateve, tek bojkoti i zgjedhjeve. Meta hapi siparin e trashëgimisë familjare të partisë dhe këtë do ta vazhdojë edhe Berisha, pas humbjes së zgjedhjeve ai po përgatitet që të kalojë stafetën brenda familjes së tij. Ai nuk ka punuar që të ketë një Lulzim tjetër, për çështjen e Lulzimit mendoj se e kishte kandiduar si kryetar për ti faturuar zgjedhjet e humbura dhe kur të kishte vetëm humbje ti thoshte ti je dështimi”, tha ai.
Juristi Kreshnik Spahiu ka ironizuar ndryshimet e drejtuesve politikë në PD. Në emisionin ‘Frontline’ në Report Tv Spahiu tha se edhe sikur Berisha të delegojë në qarqe Trumpin, Biden dhe Harris nuk i fiton zgjedhjet.
‘Praktikisht Berisha sot në këtë gjendje që e ka partinë dhe që janë sondazhet, jo sikur të marrë Tomor Alizotin me Edmond Spahon, po edhe sikur të marri Biden me Donald Trumpin, e Kamala Harrisn në ato 3 qarqe nuk i fiton zgjedhjet. Problemi i ngërçit politik në Shqipëri nuk është vetëm Berisha, por është më i thellë.’- tha Spahiu.
Juristi Kreshinik Spahiu në emisionin ‘Frontline’ në Report Tv komentoi zhvillimet politike. Për gazetaren Marsela Karapanço, Spahiu tha se nëse PD futet në qeveri teknike si në 2017, do ishte mirë të shkrihej brenda Partisë Socialiste.
‘90% e publikut ishin me sy e vesh te kuvendi i Shqipërisë. Ishin personalitete nga të dyja partitë. Ky kuvend ka një lloj mediokriteti dhe është larg. Sot populli nuk voton më për deputetë, por për partitë dhe logon në të cilën kryetari emëron deputetët.
Humbja me historike më e thellë dhe turpshme e PD-së ka qenë për qeverinë teknike në 2017. Ku Gazmend Bardhi hyri si teknike u bë Ministër i Brendshëm. Një rifutje në qeveri teknike e PD-së me PS-në nuk është gjë tjetër, do të ishte një zyrtarizim i shkrirjes së PD-së brenda PS-së në një.’- tha Spahiu.
Kreshnik kuqeziu,asnjehere nuk eshte lengua diaspora per vitin.Kush ka dashur ka ardhe dhe botuar.Ka patur edhe Parti Politike qe i kane financuan per te ardhe e botuar,sigurisht ne kembim te botes,psh veprimtarine bamirese è Tritan Shehut ,qe u kerkonte emigranteve ne Trento te binin te voto in me financim te PD per venire su,ne kembim te botes.
PërgjigjuKreshnik ate kam mendu edhe une gjithmone sidomos per Jozefinen e ka hequr Berisah dhe jo Basha, se kuptoj se keshtu thone te gjithe, pse nuk e din Jozefina qe Berisha nuk e ka pelqy kurre?
PërgjigjuO KRESHNIK NUK KE PUNE TI MORE VELLA,,,SHIH ORE HALLET E TUA,, E MOS U MERR ME PD,,,POPULLI AS QE DO TJA DIJE ME PER TA..
Përgjigju