Juristi Kreshnik Spahiu, komentoi situatën politike në Kosovë. Ai tha se zgjedhjet e parakohshme në Kosovë janë të pashmangshme.
‘Janë të pashmangshme për dy arsye, pas 4 muaj do të shkohet në zgjedhje të parakohshme. Në mars zgjidhet presidenti i ri. Kurti është përballë një fakti të thjeshtë Vetvendosja është fituese e zgjedhjeve por s’ka mazhorancë qeverisëse, sepse nëse s’ke 50 % të votave duhet që të bashkëqeverisësh. Këta kanë për borxh ta mbajnë shtetin peng pa qeveri. Zgjedhjet lokale ishin vigjilie se si do të zgjidhet kriza parlamentare’, tha ai.
Lajmi kryesor:
Spahiu: Ja pse marrëveshja e Trump për paqen në Gaza, është e ngjashme me ‘Rambujen’ për Kosovën
S.B/E.H/ReportTv.al
