Juristi Kreshnik Spahiu, ka komentuar edhe zgjedhjet në Tiranë. Ai tha se zgjedhjet nuk fitohen nga kandidati, por nga partia. Juristi theksoi se PD 25 vjet ka humb në kryeqytet.
'PD ka pasur figura më të forta Sokol Olldashin, Spartak Ngjelën, ka pasur Lulzim Bashën dhe ka humbur për shumë faktor sepse nuk është emri që të çon në fitore, PS këdo që të vendoste do të shkonte në fitore dhe PD këdo që të vendos do të shkojë në humbje. Dhe tani të gjithë këta emra dolën nga i njëjti burim janë i njëjti grup mediatik. Dhe në këtë sens ishte çdo gjë e stisur për të prodhuar fjalimin e datës 10, ku Berisha do të thotë ne provuam që të hapeshim ndaj shoqërisë civile dhe në 2027 nuk do marrim nga shoqëria civile. Kjo është shitje e zgjedhjeve, këta nuk donin të bënim bojkotin që bënë por nxorën këtë emër. Fitues për kryebashkiak e di çdo njeri se kush e fiton bashkinë dhe kjo është një fatkeqësi e madhe’, tha ai.
Lajmi kryesor:
Spahiu: Kriminelët në Shqipëri janë më të paprekshëm dhe kanë më imunitet se gjyqtarët
S.B/I.M/ReportTv.al
