Kronikë

Spahiu: Zgjedhjet për Bashkinë Tiranë në 2027, sepse ligji kërkon dorëheqje të Erion Veliajt

31 Korrik, 18:02| Përditesimi: 31 Korrik, 18:26

  • Share

Kreshnik Spahiu, tha se në Bashkinë e Tiranës nuk do të ketë zgjedhje të parakohshme.

Sipas tij, zgjedhjet e parakohshme mund të zhvilloheshin në rast se kryebashkiaku Erion Veliaj do të mund të jepte dorëheqjen.

Çështja e Bashkisë së Tiranës është aq sa juridike edhe politike. Do të ketë avancim dhe të hetimeve që lidhje me çështjen penale ndaj Veliajt këtë e ka thënë vet Dumani. Koha për paraburgimin do të zgjatet dhe do të kemi një proces të gjatë. Lidhur me çështjen e Bashksië së Tiranës vlerësimi im është edhe fakti që qeveria ka emëruar 4 kryetar të ri do të thotë se s’do të ketë zgjedhje të parakohshme për Bashkinë e Tiranës por ato do të jenë në 2027, sepse zgjedhje të parakohshme shpallen kur ka dorëheqje dhe kur ka vendim të formës së prerë dhe këto nuk janë. Pra unë mendoj se nuk do të ketë zgjedhje të parakohshme në Bashkinë e Tiranës.


Lajmi kryesor:

Ashpërsimi i Kodit Penal, Spahiu: Vetëm burgu frenon pushtuesit e pronave publike dhe private


S.B/r.k./ReportTv.al
  • Sondazhi i ditës:

    Prokuroria, GJL e Dhoma Avokatisë kundër Kodit Penal, a duhet ndryshuar drafti?