Ministri i gjerman i shëndetësisë Jens Spahn deklaroi se Gjermania do të përfshihet në bisedime me Rusinë për blerje eventuale të vaksinës anti-COVID Sputnik V.
"Unë u shpjegova Këshillit të Ministrave të Shëndetësisë të BE-së, se ne do të fillonim diskutimet dypalëshe me Rusinë, së pari për të ditur se kur dhe sa vaksina mund të dorëzohen në vendin tonë" i tha ministri stacionit rajonal rajonal WDR.
Ai theksoi se gjithsesi nuk do të ketë një marrëveshje përfundimtare me Rusinë, sa kohë nuk është marrë aprovimi EMA. Spahn kërkoi nga Rusia të sigurojë të dhëna të mjaftueshme për të siguruar miratimin nga Agjencia Evropiane e Barnave.
Një lajm i tillë është pritur pozitivisht nga krerët e landeve gjermane, të cilët janë kritikuar nga qytetarët për fushatën e avashtë të vaksinimit.
Deklarata e Spahn erdhi pak kohë pasi landi më i madh gjerman, Bavaria ka nënshkruar marrëveshje për blerje të 2.5 milionë dozave të vaksinës ruse kundër koronavirusit Sputnik V, nëse miratohet nga rregullatorët evropianë.
Markus Soeder, udhëheqës i këtij landi ka thënë më 7 prill se Bavaria ka nënshkruar një memorandum mirëkuptimi për furnizim me Sputnik V. Prodhimi në Illertissen mund të nisë këtë vit, ka thënë ministri i Shëndetësisë së Bavarisë, Klaus Holetschek.
Memorandumi përfshin mundësinë e importimit të vaksinës, ka thënë Holetschek, duke shtuar se ajo është “vaksinë shumë efektive”.
Agjencia Evropiane e Ilaçeve është duke analizuar këtë vaksinë për autorizim dhe ekspertët e kësaj agjencie janë duke pritur që të udhëtojnë në Rusi më vonë gjatë këtij muaji, për të vëzhguar prodhimin dhe ruajtjen e vaksinës.