Kryetari i grupit parlamentar të Partisë Demokratike, Edmond Spaho

Politikë

Spaho: ’Llogaridhënia publike’ e Ramës, një farsë e vërtetë

2 Maj 2018, 21:31| Përditesimi: 2 Maj 2018, 21:36

  • Share

Kryetari i grupit parlamentar të Partisë Demokratike, Edmond Spaho, përmes një postimi në rrjetin social, facebook, ka thëne se "llogaridhënia publike” e Edi Ramës sot është një farsë e vërtetë.

Spaho ka akuzuar kryeministrin drejtpërdrejt,  duke u shprehur se, Rama i do qytetarët për vota e taksa. Ndërkohë sipas tij, nuk është mbajtur asnjë premtim nga bilanci 5-vjeçar i Edi Ramës, por vetëm drogë e korrupsion ka në qeverine e tij.  

Rama filloi sot turin e "llogaridhënies publike". Nje farse e vertete!!! Mjaft ti referohesh gjuhes me te cilen foli sot dhe kupton qe e sheh vehten si ne vitin 2013 dhe jo qe qeveris prej pese vitesh. Rama qytetaret i perdor per show, llogarite e verteta i jep te krimi. Qytetaret i do per vota, sherbimin e ka per oligarket. Qytetaret i do te paguajn taksa per tja dhene me pas miqve dhe financuesve te tij. Droge, krim, korrupsion dhe 0 premtime te mbajtura eshte bilanci 5 vjecar i Edi Rames. Vetingu?! Aq shum e do Rama sa prokuroren e pergjithshme e zgjodhi pa veting. Drejtesia e Edi Rames eshte mbrojtje per Tahirin, Beqajn, Gjiknurin , Ahmetajn, Dakon, Sejdinin dhe veten e tij dhe ndeshkim politik per kukesianet qe nuk paguajne dot taksen korruptive te rruges se Kombit. Sa do te perpiqesh Edi Rama nuk i hedh dot me hi syve qytetareve. Protesta ne Kukes, ato te biznesit te vogel, protesta e artisteve, protestat kunder inseneratoreve, ato te naftetareve tregojne qe durimi i qytetareve ka sosur dhe fundi yt po vjen me shpejtesi.

Edmond Spaho

Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Sipas jush, a mund të integrohet Shqipëria në BE brenda 2030-ës?