Lulzim Basha dhe Edmond Spaho

Politikë

Spaho tregon detaje të reja nga takimet në Gjermani 3 vjet më parë: Basha siguroi se nuk do t’i digjte mandatet! Unë i dola garant në DASH se s’do e bënte

12 Nëntor 2021, 09:18| Përditesimi: 12 Nëntor 2021, 09:19

  • Share

Deputeti demokrat, Edmond Spaho ka zbuluar detaje lidhur me takimet e kryera në Bundestagun gjerman, tre vjet më parë, kur opozita e bashkuar vendosi të digjte mandatet.

Ai tregoi për premtimet “boshe” të kreut të Partisë Demokratike, Lulzim Basha i cili në atë kohë siguroi se nuk do t’i digjte mandatet, duke shtuar se ai jo vetëm nuk po merr përgjegjësinë e veprimeve të tij, por edhe po manipulon opinionin publik.

Deputeti demokrat tha se Basha pati mundësinë të takojë jo vetëm drejtuesit më të rëndësishëm të CDU/ CSU në Bundestag, po edhe me njerëz shumë të rëndësishëm të kabinetin të Merkel.

Ai shtoi se në 2018, duke qenë se ishte kreu i Grupit parlamentar të PD, në ambientet e Kuvendit ku edhe u takua me Susan Falatko, Drejtoreshën e Evropës Qendrore dhe Lindore ne DASH, e siguroi në emër të kryedemokratit se ai as nuk e kishte në mëndje të digjte mandatet.

Detajet e reja lidhur me prapaskenat e djegies së mandateve vijnë pas një deklarate të kryetares së LSI, Monika Kryemadhi se ishte një vendim ekstrem dhe i paprecedentë në politikën shqiptare, duke shtuar se ishte PD i kishte premtuar se "kancelarja gjermane Angela Merkel dhe Partia Popullore Evropiane do të përshëndeste vendimin e opozitës për djegien e mandateve".

 

J.GJ./ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Sa i përhapur është korrupsioni në Shqipëri?