Spaho tregon përplasjen me Topçiun në Maliq: Kishte mbledhur traktoristët që t'i pajiste me targa për mjetet! Njëri më tha se bëhet për zgjedhjet e së dielës

12 Maj 2023, 14:00| Përditesimi: 12 Maj 2023, 14:38

  • Share

Deputeti demokrat Edmond Spaho ka kallëzuar sot në Prokurori, kryetarin e Bashkisë së Maliqit, Gëzim Topçiu se ka kryer aktivitet të paligjshëm electoral. Sipas tij, u ka premtuar fermerëve regjistrimin e traktorëve në këmbim të votës.

Në kallëzmin e tij tregoi se ishte në Vreshtas të Maliqit për fushatë kur mësoi se PS kishte organizuar takim me traktoristët, të cilët i thanë se e gjitha bëhet për vota.

Kallëzimi ka ardhur pas një përplasje mes deputetit demokrat dhe kryebashkiakut socialist në fshatin Vreshtas të Maliqit.

“Rrugës për në Vreshtas takova një traktorist të cilin nuk e njihja se kush ishte dhe si e kishte emrin dhe e pyeta përse iu kanë mbledhur. Ai mu përgjigj se na kanë njoftuar nga pushteti vendor që të vijmë megjithë traktorët në Vreshtas se do të bëhet regjistrimi i tyre dhe pajisja me targa i traktorëve tanë. Unë e pyeta se si do t'jua bëjnë me lek apo falas dhe kush do tua bëjë. Ai mu përgjigj nuk e di se si do të bëhet me lek apo pa lek. Më pas e kam pyetur përsëri nëse kjo gjë kishte lidhje me zgjedhjet e të dielës? Ai mu përgjigj “sigurisht që kjo për këtë punë bëhet”, thuhet në kallëzimin e Spahos.

Në dëshminë e tij ka treguar edhe përplasjen me Gëzim Topciun dhe Ilir Pendavinjin.

“Te fusha kam hasur në një reagim fyes dhe ofendues nga personat të cilët shoqëronin kryetarin (Topçiun), të cilët mesa kuptova ishin funksionarë të ndryshëm, përfshirë edhe deputetin Ilir Pendavinji. Në këto kushte e kam quajtur hajdut votash dhe mashtrues. Në këtë kohë disa nga mbështetësit e tij më kanë goditur me dorën e djathtë dhe më kanë rrëzuar telefonin me të cilin po filmoja. Pavarësisht kësaj jam ulur në tokë dhe kam marrë përsëri telefonin dhe kam vazhduar të filmoj”, ka treguar Spaho.


Lajmi kryesor:

VIDEO/ Spaho përplaset me kryebashkiakun e Maliqit dhe deputetin e PS: Ku është Gëzimi? O mashtrues! Fermerët përzënë deputetin demokrat! Topçiu e padit


//ReportTv.al
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?