Aida Hajnaj

Kronikë

Aida Hajnaj përjashtohet nga gara për kreun e BKH, SPAK: S’dorëzoi dokumentet e kërkuara në kohën e caktuar

13 Maj, 12:40| Përditesimi: 13 Maj, 12:48

  • Share

Aida Hajnaj përjashtohet nga rikandidimi për një post të dytë në krye të BKH. Mesohet se Hajnaj nuk dorëzoi dokumentacionin e kërkuar brenda afatit të caktuar nga Komisioni i Përzgjedhjes deri më 7 maj, për pasojë u përjashtua nga e drejta për rikandidim.

SPAK pritet të rihapë garën për kandidaturat e tjera të cilët do t’i nënshtrohen disa procedurave.

Procesi i emërimit  të drejtorit të ri do të kryehet duke kaluar në 7 faza, testi i arsyetimit logjik, kontrolli mjekësor, testi fizik, ese me shkrim, intervistë dhe më pas bëhet verifikimi i figurës, deklarimi i aseteve dhe testi i poligrafit.

'Znj. Hajnaj nuk do t’i nënshtrohet procedurës së riemërimit, pavarësisht shfaqjes së interesit për një mandat të dytë, pasi Znj. Hajnaj nuk dorëzoi dokumentacionin e kërkuar brenda afatit të caktuar nga Komisioni i Përzgjedhjes (7 maj). Mosdorëzimi i dokumentacionit mbyll procedurën e mëtejshme te riemërimit', thuhet në njoftim. 

Në Prokurorinë e Posaçme ishte hapur procesi i riemërimit të Aida Hajnajt në krye të Byrosë Kombëtare të Hetimit. Vetë Hajnaj kishte shprehur që më 28 mars interesin për një tjetër mandat 5-vjeçar, pasi më 31 gusht mandati i drejtores aktuale të Byrosë Kombëtare të Hetimit përfundon.

S.B/ReportTv.al
Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Pse sipas jush vonohet kaq shumë procesi i numërimit: