Foto ilustruese

SPAK arreston policin në Kukës, i kërkoi para një personi në 'arrest shtëpie' pasi e kapi duke thyer masën

15 Janar 2022, 11:54| Përditesimi: 15 Janar 2022, 11:56

  • Share

SPAK ka arrestuar një polic ditën e sotme në Kukës, të akuzuar për marrje ryshfeti. Mësohet se në pranga ka rënë polici Shkëlqim Çika, i cili i kërkoi para Admir Spahisë, pasi e kapi duke shkelur masën 'arrest shtëpie'.

Polici u kap në flagrancë pasi shkoi të merrte një pjesë të parave për të cilat kishte rënë dakord me Spahinë.

Ky i fundit u arrestua më 19 maj të viti të kaluar, si pjesë e grupit strukturuar kriminal prej 15 personash, që dërgonin qytetarë me viza false në SHBA, Kanada dhe Mbretërinë e Bashkuar.

Komento

Komente

  • Gripi: 15/01/2022 13:52

    Kemi shtet jo shaka. Prokuroret qe paguhen me 4 milion leke ne muaj merren me rryshfete xhepi dhe plotesojne grafikun e statistikave per " arritjet e medha" ne drejtimit e Adriatik Llalla 2. Per 25 milion euro te abuzim me tender kerkuan 1 vit burg, ndersa per kete policin rryshfetxhi i bije te kerkojne 3 min e 37 seconda burg hahahaha o SPAK je Gallate tragjike. Prandaj kerkoni mandat te perjetshem qe te vazhdoni te talleni me ne.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?