TIRANE-Shkon në 12 numri i prokurorëve të Strukturës së Posaçme Anti-Korrupsion. Ditën e sotme Këshilli i Lartë i Prokurorisë ka zgjedhur tre emra, dy nga të cilët kanë qenë më parë të komanduar.
Dritan Prenci dhe Vladimir Mara që deri tani kanë qenë të komanduar në SPAK, tashmë KLP-ja u ka besuar mandatin e plotë 9-vjeçar.
Ndërsa së bashku me ta është zgjedhur edhe Sotir Kllapi, që ka qenë drejtues prokurorie në Pogradec. Emrat e rinj pritet që tashmë të betohen te Presidenti.
Prokurori i radhës që pritet që të bëhet pjesë e SPAK-ut është Anton Martini, pasi vendimi i vettingut të marrë formë të prerë.
Ketu jemi cmendur nese mendojme se do bejme reforme me te njejtat figura!!! Keta jane te gjithe brenda sistemit, pse nuk kane patur rezultate deri tani??? Nje shgenjim total.
PërgjigjuKetu ka marre fund gjithcka! Mara dhe Prenci kur u be intervistimi nuk moren piket e nevojshme nga KLP dhe u skualifikuan, tani qenkan zgjedh prokurore per SPAK, dmth jane zgjedh 2 prokurore qe nuk kane as noten kaluese. Eshte si te diplomohesh kur ke ngel ne te gjitha lendet, edhe ne fiskulture madje
PërgjigjuShume e drejte. Standart shqiperie nga drejtesia e re e rilindjes