SPAK

SPAK bën bilancin për muajin mars 2023: Nën hetim 18 persona për korrupsion dhe krim të organizuar! U sekuestruan 259 mijë euro

13 Prill 2023, 09:34| Përditesimi: 13 Prill 2023, 09:50

  • Share

SPAK ka bërë bilancin e punimeve të muajit mars 2023 duke renditur 18 hetime që kanë nisur për veprat penale të lidhura me korrupsionin dhe krimin e organizuar. Po ashtu në kuadër të ligjit anti-mafia, janë sekuestruar 8 pasuri të paluajtshme dhe 2 llogari bankare me vlerë rreth 259 mijë euro.

Prokuroria e Posaçme njofton se janë paraqitur 19 kallëzime penale, nga të cilat, për 7 kallëzime është vendosur mosfillim i hetimeve.

Bazuar në kërkesat e paraqitura nga Prokuroria e Posaçme, janë miratuar nga Gjykata e Posaçme masa sigurimi personal ndaj 20 personave nën hetim. Në kuadër të K. Penal dhe K. Pr. Penale, është dhënë nga gjykata 1(një) vendim sekuestroje preventive me 2 pasuri të paluajtshme.

Janë kthyer 45 përgjigje për shkresa të ardhura nga institucione të ndryshme lidhur me statusin e shtetasve dhe zyrtarëve publikë shqiptarë në raport me procedimet penale ndaj tyre.

Janë ekzekutuar gjithsej 5 vendime penale të formës së prerë; nga këto, të gjitha vendimet kanë marrë formë të prerë në Gjykatën e Posaçme të Apelit , ku 3 vendime nga Gjykata e Posaçme e Apelit janë ndryshuar me shënimet përkatëse dhe 2 janë lënë në fuqi.

Janë nxjerrë gjithsej 48 urdhra ekzekutimi për 48 persona të dënuar. Për 2 persona Gjykata ka vendosur burgim të përjetshëm dhe për 1 person ka vendosur pafajësinë. Për 20 të dënuar, veç masave të dhëna me dënimet kryesore, është urdhëruar sipas vendimeve të gjykatës dhe sipas nenit 35 të K. Penal heqja e të drejtës për të ushtruar funksione publike.

Për 3 vendime penale të formës së prerë janë nxjerrë urdhra ekzekutimi për disponimin e provave materiale ku është bërë konfiskimi apo kthimi i tyre sipas vendimmarrjes se gjykatës.

Janë zbardhur dhe miratuar nga prokurorët e posaçëm 20 vendime për miratim takimesh të të paraburgosurve me familjarët e tyre dhe 2 vendime per lejimin e kryerjes së bisedave telefonike.

Janë nxjerrë vendime nga prokurorët për përfundimin e dënimit alternativ dhe u është dërguar Zyrës Vendore të Shërbimit të Provës ku kanë vendbanimin e tyre, për 2 shtetas.

Janë vënë në ekzekutim 6 letërporosi të ardhura nga autoritetet e huaja të drejtësisë, si dhe janë dërguar 16 letërporosi për ekzekutim pranë autoriteteve të huaja. Është bërë shpallja në kërkim ndërkombëtar e 1 (një) shtetasi shqiptar.

Përsa i përket skuadrave të përbashkëta hetimore në kuadër të procedimeve penale në hetim janë mbajtur 6 takime koordinuese me autoritetet e huaja. Prokurorët e Prokurorisë së Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar, kanë marrë pjesë edhe në 8 Takime/Trajnime/Konferenca, në kuadër të bashkëpunimit ndërkombëtar.

U është kthyer përgjigje e plotë 17 (shtatëmbëdhjetë) kërkesave zyrtare për informacion ardhur nga mediet dhe shtetas shqiptarë.

Komento

Komente

  • Tini: 13/04/2023 11:11

    259 Mijë € te sekuestruara? As rrogat e tyre s’paguajne me keto vlera! Nga 5-6 mijë € rroge ne muaj, plus makina sherbimi i truproje, prokuroret frikacake te Spak-ut, po i kushtojne shtrenjte taksapaguesve te mjere shqiptare.

    Përgjigju
  • Emigranti: 13/04/2023 10:33

    Cudi e madhe me kete SPAKUN shqiptar! Merret me kedo dhe me gjithcka dhe heton dhe kryesisht... por vetem me peshqit e medhenj nuk merret dot dhe e fut koken ne rere si struci.Dhe jo vetem kaq por na ben dhe per budallenj.Paraqet liste me te dhena e fakte qe te na thote se ka rezultate ne punen e tyre.Me ke tallen keta?! Nuk e kuptojne keta se te gjitha keto qe kane bere deri tani jane baraz me zero ( te tilla rezultate kishte dhe Harapashi Llalle dhe biles edhe me te mira se keto)dhe se per popullin shqiptar eshte jetike dhe shume e rendesishme te shkeputemi nga varesia prej dinosaureve te krimit e korrupsionit Like Berisha? Apo bejne rolin e budallait! Edhe vrasjet e 21 janarit nuk pranojne ti hetojne -qellimisht ? edhe Fatmir Mediun e akuzojne formalisht per "shperdorim detyre" dhe nuk e pranojne familjen Durda si pale ne hetim (edhe kjo eshte nje cudi e madhe?!). Kaq te tredhur qenkan keta prokurore te SPAKUT apo ,se ka dhe gra prokurore,kaq te kapura ne vend te keq qenkan keto?Ka ndonje pergjigje per kete zonja Kajana,qe nuk pranon te hetoje grabitjen e floririt te Krrabes nga cifti makaber Like-Berisha? Perse valle ndodh kjo me keta prokurore.Nuk paska asnje te sakte ne kete organ? Cfare mallkimi eshte ky per ne qe nuk kemi mundesi te zgjedhim njeri te sakte te perfaqesoje akuzen ne kete vend dhe kedo qe zgjedhim na del i prishur qe ne veze apo menjehere vihet ne levizje shteti paralel i ciftit Meta-j Berisha dhe i neutralizon?!? Trembet shpresa e fundit e Shqiptareve, Altin Dumani,nga kryebanditi Berisha qe e quan me tallje kete organ "ASPAKU"? apo nga kadidati Non Grata, spiuni Like,agjenti i KGB-se se bashku me te shoqen? Nese eshte keshtu perse nuk japin doreheqjen dhe te shkojne ne shtepi,apo pune e madhe, bejne sikur punojne, perfitojne pagat shume te majme qe marrin dhe gjuajne ndonje cirua (apo ndonje qe ka marre ndonje arke peshk...)ne detin e thelle,kur peshkaqenet Berisha ,Meta-j, Monika,Zeni e te tjere si keta vijne haptazi rrotull tyre. U mendua se me ikjen e ushtarit te mire Shvejk ,Llalle harapashi, do ndryshonte gjendja dhe do hapej ndonje dosje nga ato qe jane bere mullar ne sirtaret e SPAKUT e shtohen perdite ne kurriz te ketyre baballareve te krimit e te korrupsionit ne kete vend, por si duket kemi rene nga shiu ne bresher.Prokuroret e SPAKUT jane ne gjume te thelle dhe edhe thirrjet e nxitjet e Amerikaneve nuk mund ti zgjojne,per fatin tone te keq.Keta kunder dyshes mafioze Like Berisha jo vetem kryesisht qe as qe e kane ndermend,por as me denoncime konkrete si nga zoti Valteri apo avokat Beqiri etj nuk duan e nuk guxojne te zgjuhen!Fatkeqesi e madhe per kete popull e per kete shtet.Sic duket nga shalqi i embel ,kreu i ketij institucioni, na doli kungull i papjekur!Keta mbajne me uje te ngrohte departamentin e shtetit ne USA, FBI-ne e DEA-n duke bere ndonje goditje te vogel e shperqendruese dhe bejne loje te dyfishte.Shtyjne kohen dhe ne nje menyre apo ne nje tjeter mbrojne keta mekatare te pashpirt dhe i lejojne te minojne demokracine e brishte shqiptare,te organizojne asgjesimin e sabotimin e cdo gjeje te mire qe eshte bere e behet ne kete vend.Ky eshte me sa duket misioni i Altin Dumanit me shoke!

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?