Politikë

SPAK çoi në GJKKO ish-kryebashkiakun e PD për pengim zgjedhjesh, Kulluri: Përgjegjësi kryesor është Basha, ai u kërkoi të bllokojnë procesin

13 Korrik 2021, 13:41| Përditesimi: 13 Korrik 2021, 12:09

  • Share

SPAK çoi për gjykim ish-kryebashkiakun e Pogradecit Eduart Kaprin, për abuzim me tendera si dhe për pengimin e procesit zgjedhore të zgjedhjeve lokale të 2019.

Edvin Kulluri, ish-anëtar i kryesisë së Partisë Demokratike, thotë në një interviste për Report Tv, se është kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha ai i cili u ka kërkuar kryebashkiakëve që të bllokojnë procesin zgjedhor dhe se përgjegjësi kryesor është ai. Kulluri tha se Basha, bashkëpunëtorët e tij i merr, i përdor dhe më pas i hedh në rrugë.

‘Si zyrtar i shtetit ka detyrim t’i bindet ligjit, përveç përgjegjësisë personale të z. Kapri ka një përgjegjësi edhe të kryetarit të PD-së që u ka kërkuar kryetarëve të bashkisë që të bllokojnë procesin zgjedhor. Kjo është përgjegjësi morale dhe politike. Basha bashkëpunëtorët e tij i merr, i përdor i hedh në rrugë dhe në fund nuk mban asgjë përgjegjësi. Kjo nuk ka qenë ideja e z. Kapri ka qenë e kryetarit të PD-së. E ka bërë zoti Lulzim Basha. Këtu përgjegjësi është e kryetarit të partisë.  Basha nuk ka çfarë bën tashmë, Kapri do të vërtetojë se nuk ka zhvilluar veprime për mos zhvillimin e zgjedhjeve’- tha Kulluri.

SPAK mbylli sot hetimet për ish-kryebashkiakun e PD në Pogradec, Eduart Kaprin dhe 5 ish-vartësit e tij, ndërsa çështja ka shkuar tashmë në Gjykatën e Posaçme. Kapri dhe 5 vartësit e tjerë do të gjykohen në lidhje me tentativën për të penguar zgjedhjet lokale në 30 qershor 2019 si dhe për akuzën për abuzim me tenderin për blerjen e druve të zjarrit me vlerë 9.2 mln lekë në vitin 2017.

Sipas SPAK, nga hetimet rezultoi se Kapri, së bashku me dy ish-zyrtarët e tjerë të Bashkisë së Pogradecit, Safet Blaceri dhe Gurali Blaceri akuzohen edhe për faktin se tentuan të pengonin mbajtjen e zgjedhjeve lokale më 30 qershor të 2019, duke i vënë drynin tre shkollave dh enjë kopshti, që ishin përcaktuar si qendra votimi nga KQZ.

M.Q.//ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?