TIRANE- SPAK ka dhënë autorizim për të lejuar vetëm familjarët të vizitojnë kryetarin e bashkisë së Tiranës Erion Veliaj i cili prej 12 shkurtit ndodhet në paraburgimin e Durrësit.
Ai akuzohet për korrupsion në 9 raste dhe pastrim parash, ndërsa Xoxa akuzohet për korrupsion në 9 raste, pastrim parash dhe fshehje pasurie. Ndaj biznesmenit Abule rëndon akuza e pastrimit të parave, ndërsa për 5 të tjerët vetëm ajo e korrupsionit aktiv.
Gazetarja Keti Banushi informon se nëpërmjet nje autorizimi dorëzuar drejtorisë së Burgjeve SPAK ka caktuar se vetëm familjarët mund të vizitojnë kryebashkiakun Erion Veliaj në paraburgimin e Durrësit.
Veliaj po hetohet nën masën e sigurisë 'arrest në burg' në paraburgimin e Durrësit, ndërsa për bashkëshorten e tij, Xoxa, GJKKO më 12 shkurt e ndryshoi masën e sigurisë në detyrim me paraqitje.
Komente
