Gjykata e Posaçme kundër Korrupsionit nuk ka pranuar kërkesën e SPAK për të kaluar për gjykim çështjen e ish anëtarit të Gjykatës Kushtetuese, Fatos Lulo, i cili akuzohet për fshehje dhe deklarim të rremë të pasurisë. GJKKO e ka rikthyer çështjen sërish për hetim për të ribërë edhe njëherë ekspertizën financiare të Fatos Lulos por këtë herë me një ekspert të pavarur.
Sipas SPAK, Fatos Lulo ka pasur mungesë të ardhurash për pronat dhe fshehje pasurie. Më 3 gusht 2021, SPAK dërgoi për gjykim në GJKKO, Fatos Lulon pas përfundimit të hetimeve për mosdeklarim dhe fshehje pasurie.
Fatos Lulo akuzohet për kryerjen e veprës penale të "Refuzimi për deklarimin, mosdeklarimi, fshehja ose deklarimi i rremë i pasurive, interesave privatë të personave të zgjedhur dhe nëpunësve publikë ose i çdo personi tjetër që ka detyrimin ligjor për deklarim", kryer në formën e deklarimit të rremë, të parashikuar nga neni 257/a/2 i Kodit Penal.
Gjykata e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar vendosi në prill sekuestrimin pasurive të ish gjyqtarit Fatos Lulo. SPAK zbuloi se kishte në pronësi pasuri të paluajtshme, që nuk i justifikonin me burime të ligjshme, apo pasuri që i kanë fshehur. Fatos Lulos i është sekuestruar një dyqan 172 m2, e ndodhur në rrugën e Durrësit, Tiranë.
Ne shqiperi denohen vetem hallexhinjte ata qe skane lek. Kta si puna e ktij peshkut madh ja kan hedh e do ja hedhin paq.
PërgjigjuJa dhe miqte,u hodhen ne veprim !! I penalizuar nga Vetingu,i shenjestruar nga SPAKU.U thuhet ja ku eshte ujku,GJKKO pyet ku jane gjurmet.Te themi te drejten me termat e drejtesise,nje kerkese e tille per //riberje te ekspertizes financiare nga nje ekspert I PAVARUR // zakonisht behet nga avokati i te akuzuarit,jo nga gjykatesit.
Përgjigju