Atentati ndaj prokurorit Arjan Ndoja, SPAK urdhër shoqërimi për Ramazan Rrajën, nipi i deputetit socialist! BKH i bastis shtëpinë

19 Janar 2023, 14:36| Përditesimi: 19 Janar 2023, 15:35

  • Share

KRUJË- Oficerët e BKH-së dhe SPAK kanë bastisur ditën e sotme shtëpinë e Ramazan Rrajës, nipi i deputetit socialist Rrahman Rraja. Ky kontroll në banesën e tij vjen pas një urdhër shoqërimi të lëshuar nga Prokuroria e Posaçme për Ramazan Rrajën lidhur me atentatin që është bërë katër vite më parë ndaj prokurorit Arian Ndoja.

Kontrollet u kryen mëngjesin e sotëm në disa banesa në zonën e Rinasit, Niklës dhe Krujës me qëllim kapjen e Ramazan Rrajës, por kontrollet rezultuan pa asnjë rezultat. Mbetet ende e paqartë arsyeja e urdhër shoqërimit ndaj Ramazan Rrajës, por dyshimet kryesore janë se lidhet me atentatin ndaj prokurorit Ndoja në vitin 2019.

SPAK pretendon se Ramzan Rraja, bashkë me kushëririn e tij dhe persona të tjerë kanë organizuar atentatit ndaj prokurorit Arian Ndoja më 1 nëntor 2019. Në atentat mbeti i vrarë shoferi Andi Maloku, dhe u plagos Landi Muharremi “Rrumi i Shijakut” dhe ish-prokurori i Durrësit, Arjan Ndoja. 

Ramazan Rraja është pyetur nga policia në muajin tetor, për vrasjen e trefishtë të mbikalimit të Fushë-Krujës, ku mes të vrarëve ishte kushëriri i Ervis Martinaj, Brilant Martinaj. Ramazan Rraja ka qenë në kërkim policor për vrasjen e trefishtë të mbikalimit të Fushë-Krujës për t'u marrë në pyetje, por në atë kohë nuk është gjetur. Në muajin tetor, pasi është kthyer nga jashtë është paraqitur personalisht dhe më pas është lënë i lirë. Kujtojmë se Rraja po ashtu, në 2021 u shpall në kërkim pasi hyri i maskuar e i armatosur në një lokal. Ramazan Rraja po ashtu më herët i arrestuar në Belgjikë dhe Gjermani për drogë.

SI.E.//ReportTv.al
Komento

Komente

  • flori: 20/01/2023 01:02

    bandat e kane vendin ne burg.....

    Përgjigju
  • Turi: 20/01/2023 00:22

    Ja dhe kokpalaret qe bojn tifozllik me komente ala mostruoze per keta trushplare e fis qensh te dyja palet. Jeni qe jeni, vini dhe ndonje skedin se kush fiton nga fisi i qenve

    Përgjigju
  • Labi: 19/01/2023 21:28

    Katundaret e shqiperis se mesme jan njerzit me te felliqur qe egzistojn

    Përgjigju
    • Per again: 20/01/2023 13:22

      Sa Ben nje tualet ne Vlore nuk Bejn te gjitha katundet e tiranes bashk,pyete mesuesen e gjeografis e kujt esht Kruja dhe te thot ajo te cila krahin esht

    • Xha ago: 19/01/2023 23:17

      Nikla nuk eshte katund i shqiperise se mesme,shqimeria e mesme e ka kufirin tek lumi i tapizes,gjithesesi djem si katundaret e tirones nuk ben nena.O Lab, dil ndonjehere nga vlora te pakten ne dimer se sta zen njeri shezllonin pa paguar,se gjith jeten ju vlonjatet ngelet duke henger buk nga bregu i detit sa me skafe sa duke ja fut turistave nje phate makarona 20 nij leke,

  • Rrumpi: 19/01/2023 21:11

    Rrajat e han megjith lecka rrumin

    Përgjigju
  • Ka ik: 19/01/2023 14:58

    Ramazani ka ken aty dhe e din Rrumi po po habitem qe kta Rrajat vec ushtare te thjesht mbeten tan jeten

    Përgjigju
    • plazhh: 20/01/2023 08:56

      Po kilit kush ja boni atentatin?

    • eri: 19/01/2023 19:27

      Po me pojen si i kan marrdheniet rrajat ? mesa di un poja esht shok me rrumin

    • Durrs: 19/01/2023 17:12

      Nuk ka byth cami sukthit me rrajat jan dore madhe rrajet

    • Agjenti: 19/01/2023 16:56

      Skan tru ata per me lart. Sado lek te kene inteligjencen se blejne dot.

  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?