SPAK dhe DNA rumune memorandum bashkëpunimi në luftën kundër krimit dhe korrupsionit

4 Mars 2022, 16:11| Përditesimi: 4 Mars 2022, 16:12

  • Share

SPAK dhe DNA e Rumanisë kanë nënshkruar një memorandum bashkëpunimi në kuadër të luftës kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar.

Marrëveshje u firmos në Bukuresht ku kreu i SPAK, Arben Kraja së bashku me delegacionin e tij u takua me përfaqësues të Drejtorisë Kombëtare Antikorrupsion në Rumani (DNA). Pas një takimi dypalësh u paraqit puna dhe arritjet e bëra deri tani nga SPAK dhe DNA rumune, u diskutua rreth nevojës për të pasur një bashkëpunim ndërkombëtar gjithmonë në rritje dhe sa më efektiv në luftën kundër krimit të organizuar, në rajon apo më gjerë.  

Gjithashtu delegacioni i SPAK-ut kreu takime dhe me përfaqësuesit e Drejtorisë së Hetimit për Krimin e Organizuar dhe Terrorizmin në Rumani (DIICOT) .

Komento

Komente

  • vlora1: 04/03/2022 16:31

    U mrekullova nga kjo marveshje ,po nje pyetje te vogel kam nese ma sqaron njeri.Pse SPAK shkon kaq larg kur ujkun e ka ketu ka ngrene e po ha dhe ai kerkon gjurmet kaq larg.Une mendoj se SPAK perbehet nga njerez te deshtuar dhe vjen verdall si po.... neper breke te duket se punon.Deri tani mua me ka ngel ne mendje arestimi per nje ark me peshk.Aka me turp?

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?