Katër urdhër-arreste janë lëshuar nga GJKKO me kërkesë të SPAK për punonjësit e Inspektoriatit të Mbrojtjes së Territorit Tiranë, për akuzën e korrupsionit.
Pas lëshimit të urdhër-arresteve, policia nisi ekzekutimin e tyre, duke bërë të mundur arrestimin e dy punonjësve të IMT Tiranë dhe shpalljen në kërkim të dy të tjerëve, gjithashtu punonjës të këtij institucioni.
Të arrestuarit janë Gerald Fuçia dhe Edmond Çela. Ata ndodheshin së bashku në një lokal të njohur në zonën e Kombinatit në kryeqytet në momentin kur u arrestuan. Ndërsa në kërkim janë Klajdi Zhilla dhe Niko Zmalaj.
Këta persona dyshohet se kanë marrë para nga një subjekt për të mos hequr tendat dhe strukturat metalike të lokalit. Sipas informacioneve, bëhet fjalë për një shumë rreth 1 mijë euro.
Ndërkohë, mësohet se 2 persona të tjerë, menaxheri dhe kamarieri i lokalit, do të hetohen në gjendje të lirë pasi tentuan të fshihnin paratë.
Kujtojmë se gjatë javëve të fundit, në të gjithë vendin ka nisur një aksion me porosi të Kryeministrit Edi Rama për lirimin e hapësirave publike, duke hequr tendat e lokaleve që ishin vendosur pa leje.
Operacioni i SPAK dhe Policisë u zhvillua pas një denoncimi të mbërritur më herët në polici, ku raportohej se punonjësit e IMT-së kërkonin dhe merrnin para nga biznese të ndryshme, në këmbim të mosveprimit ndaj shkeljeve.
Gjithsesi, aksioni është në zhvillim për shkak të dy personave që janë ende në kërkim.
Inspektoriati i Mbrojtjes së Territorit Tiranë ka reaguar pas operacionit të SPAK dhe të policisë duke arrestuar 2 persona dhe shpallur në kërkim 2 të tjerë, punonjës të këtij institucioni.
Në reagim, IMT distancohet nga ngjarja duke thënë se veprimet korruptive të punonjësve janë veprime individuale, duke bërë thirrje gjithashtu që institucionet ligjzbatuese të veprojnë.
Ndërsa IMT ka marrë masa duke i shkarkuar edhe nga detyra punonjësit e akuzuar.
Reagimi i Inspektoriatit të Mbrojtjes së Territorit, Tiranë:
Marrë shkas nga ngjarja e ndodhur ditën e sotme, ku katër punonjës të Inspektoratit të Mbrojtjes së Territorit kanë shkelur rëndë ligjin, bëjmë me dije opinionin publik se institucioni ynë e dënon me vendosmëri këtë rast.
Sjellje të tilla janë të papranueshme dhe IMT distancohet plotësisht nga këto veprime individuale. Ndaj personave të përfshirë janë marrë menjëherë të gjitha masat e nevojshme administrative, duke i shkarkuar nga detyra.
Theksojmë se ky rast nuk përfaqëson punën dhe misionin e IMT-së. Institucioni ynë mbetet i përkushtuar të vijojë punën me integritet, transparencë dhe profesionalizëm, në shërbim të interesit publik dhe në mbrojtje të territorit.
IMT inkurajon organet ligjzbatuese për bashkëpunim të plotë dhe ndëshkimin e rastit sipas ligjit, si edhe inkurajon çdo qytetar të denoncojë raste të ngjashme, në mënyrë që të mos mbetet asnjë hije dyshimi mbi integritetin e institucionit dhe misionin e tij.
Komente

Po ate inspektorin Denis Qirici kur do e rrasni brënda, sepse hapet bythesh duke thënë jam miku i drejtorit Gys Sheqeri dhe vu gjoba hallexhinjve
PërgjigjuPo dhe ti qe paske kaq info ndonje nga keta je. Denisi eshte super djale
Ti qenke koleg ose kolege qe shkruan nga xhelozia
Denisi qe permende ti, eshte nje nga njerzit me te ndershem dhe fisnik te atij institucuoni, jam nje qytetare qe ky inspektor me ka mbeshtetur me ligj, kulture dhe qytetari, tkesh turp qe shpif per njerzit e ndershem!
Kush janë këta palaço
PërgjigjuHaj me hajer… cerdhe injorantesh te korruptuar ne palce nga koka me mbiemer Sheqeri (o zot ca mbiemri) te bishti fundit i kavallit….
Përgjigju