Politikë

'SPAK do përfundojë në koshin e plehrave', Rama ironizon sërish Berishën me bufin e kënetës: Kuak kuak kuak (VIDEO)

18 Shkurt, 12:53| Përditesimi: 18 Shkurt, 15:50

  • Share

Kryeministri Edi Rama, ka publikuar një një video në rrjetet sociale, ku dëgjohet një fjalim i kreut të PD Sali Berisha, i cili ka deklaruar se SPAK do të përfundojë në koshin e plehrave, ndërsa e ka shoqëruar këtë fjalim me foton e një bufi.

‘Organizata kriminale e skapit të partisë e organizuar në luftë kundër pluralizmit dhe opozitës e kryesuar nga Altin Lala do të përfundojë do të ketë atë fund që kanë pasur të gjitha veglat e diktaturës në çdo kohë, pra do të përfundojë në koshin e plehrave të historisë dhe të shoqërisë’, thotë Berisha.

Kryeministri Rama, në fjalimet e tij kohët e fundit i referohet Sali Berishës me emrin ‘bufi i kënetës’.

‘Kuak kuak kuak’, shkruan ai në shkrimin bashkëngjitur videos.

S.B/SI.E./ReportTv.al
Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    A mendoni se vota e Diasporës do jetë përcaktuese më 11 maj?