Mjeku Edvin Prifti

Përdorte 2 kompani transaksione fiktive bankare, nis verifikimi për evazion fiskal ndaj Evdin Priftit! SPAK do ankimojë lirimin e tij

5 Mars 2021, 12:10| Përditesimi: 5 Mars 2021, 13:29

  • Share

TIRANË- SPAK do të ankimojë vendimin për lirimin e mjekut kardiokirurg Edvin Prifti. Report TV mëson se Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar do t'i drejtohet Gjykatës së Lartë për rekurs, për vendimin e GJKKO-së.

Prokurori i çështjes, Altin Dumani është në pritje të zbardhjes së vendimit të Gjykatës së Apelit, për të hedhur hapin e radhës. Ndaj mjekut, ka nisur edhe verifikimi për evazion fiskal, pasi përdorte 2 kompani për të bërë transaksione fiktive bankare.

Mjeku Prifti, është lënë i lirë pak ditë më parë, ku Gjykata e Apelit i ka hequr vetëm të drejtën e ushtrimit të profesionit në spital. Emri i tij doli nga përgjimet që po kryheshin në Gjykatën e Krujës, operacion që u finalizua disa ditë më parë me arrestimin e 13 personave, mes tyre edhe gjyqtarja Enkelejda Hoxha.

Mjeku Prifti mori ryshfet nga kryesekretarja e Gjykatës së Krujës, Manuela Mallakuçi për t'i operuar nënën. Sekretarja e Gjykatës së Krujës Manuela Mallakuçi ka qenë nën përgjim pasi ishte përfshirë në lirimin e të dënuarit Saimir Petani, i cili priste të lirohej nga Enkelejda Hoxha por që nuk u lejua nga SPAK duke e arrestuar atë dhe gjyqtaren Hoxha gjatë seancës. Në një prej shumë bisedave që ka kryer, Mallakuçi është kapur duke folur me Priftin që t’i kryente një operacion jashtë radhe nënës së saj. Kjo gjë ka bërë që prokurori Altin Dumani të nisë një hetim për korrupsion për mjekun Prifti. Gjatë kontrollit, atij iu gjetën 250 mijë Euro dhe 16 mln leke cash në zyrë e shtëpi.

B.K./ReportTv.al
Komento

Komente

  • fuati: 05/03/2021 18:15

    Lirimi nga burgu i keti hajduti tregon degjenerim te drejtesise, ky eshte nje turp i madh qe tregon qe ata qe vjedhin miljona nuk denohen dhe rastet vazhdojne si me LLallen, Fullanin e plot te tjere.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    A ka politika frikë nga SPAK-u?