Kronikë

SPAK e akuzon Artan Hoxhën për lidhje Suel Çelës, Muça në ‘Repolitix’: Axhendë në shërbim të klanit! Çaça: Kur bëhesh kundër një grupi tjetër, je pjesë e organizatës

26 Nëntor, 22:38| Përditesimi: 26 Nëntor, 22:52

  • Share

Në emisionin ‘Repolitix’ në Report Tv u diskutua mbi goditjen e organizatës kriminale të Suel Çelës dhe lidhjet me gazetarin Artan Hoxha, sipas akuzës së ngritur nga SPAK. Avokati Përparim Çaça theksoi se duhet ndarë misioni i gazetarisë nga shërbimi që i bëhet klaneve kriminale.

Ndërkohë, gazetari Flogert Muça thotë se sipas SPAK, gazetari Artan Hoxha kishte një axhendë që t’i shërbente këtij grupi kriminal dhe jo opinionit publik

Avokati Çaça thekson se kur je pjesë e një grupi kundër një grupi tjetër, je pjesë e organizatës. Akuzë që në fakt është ngritur edhe nga SPAK ndaj gazetarit Hoxha, të cilin e akuzon si anëtar të organizatës kriminale, përpos akuzës korrupsion pasiv në sektorin privat.

Përparim Çaça: Gazetaria është mision për informimin e publikut. Dyshohet që është kjo vepër penale. Duhet të dallojmë misionin e gazetarisë dhe pastaj kur je në shërbim të klaneve të caktuara.

Flogert Muça: Unë po them një gjë tjetër. Duke dashur të themi që ka bërë gabim Tan Hoxha të rëndë etik, profesional ligjor, s’mund të themi që çdo gjë që ka nxjerr Artan Hoxha në ekran ka qenë ashtu. Unë u nisa duke thënë se fotoja e Artanit ishte e saktë, por axhenda e tij.

Përparim Çaça: Tashmë është bërë si sport, duke dhënë lajme bombastike. Ky lloj abuzimi deri diku është i pranueshëm kur s’ka qëllim kriminal. Por, kur ti më pas je pjesë e grupit, kundër një grupi tjetër, ti je pjesë e organizatës tashmë. Nuk ka rëndësi se çfarë pune bën.

Flogert Muça: Unë ndaj faktin nga ‘spin’. Unë po them që fakti që ka nxjerr aty është i saktë, një foto e tre njerëzve, por axhenda së cilës i ka shërbyer është në shërbim të një klani dhe jo të opinionit publik. Kjo është çështje etike profesionale, ligjorja futet tek zarfet pastaj.


Lajmi kryesor:

Dosja e Suel Çelës, Meçe në ‘Repolitix’: Lidhjet me Artan Hoxhën, manipuloi hapësirën mediatike në shërbim të grupit kriminal! Mori zarfin në dorë


SI.E./r.k./ReportTv.al
  • Sondazhi i ditës:

    Si ka qenë për ju viti 2024?