Leonard Hide, kryebashkiak i Libohovës

SPAK e akuzon Leonard Hiden për ‘shpërdorim detyre’ kur ishte shef Krimesh, KQZ do lejojë kryebashkiakun e Libohovës të mbajë mandatin (DOKUMENTI)

16 Tetor, 14:13| Përditesimi: 16 Tetor, 17:48

  • Share

Tiranë- Pavarësisht se SPAK e ka marrë të pandehur dhe vetë u shpreh në dispozicion të drejtësisë, KQZ do të lejojë vijimin e mandatit të Leonard Hides, kryetar i Bashkisë së Libohovës, i zgjedhur nën siglën e PS.

Kështu u njoftua sot zyrtarisht (16 Tetor), pas shqyrtimit të kryer dhe zbardhjes së raportit mbi çështjen e relatuar.

Hide është nën hetim dhe akuzë nga SPAK për “shpërdorim detyre”, për periudhën kur ishte shef i Krimeve në Gjirokastër, për 5 episode në vitin 2021, në lidhje me parcelat e drogës të mbjella në zonën administrative që mbulonte atëkohë, por meqë është në fazë hetimi ende dhe nuk ka vendim fajësie nga GJKKO, KQZ do të deklarojnë nesër mos-prekjen e mandatit të tij, nga Ligji i Dekriminalizimit.

Aktualisht dosja është në SPAK, pasi Prokuroria e Gjirokastrës më 12 Qershor 2023 shpalli moskopetencën e saj, pasi Hide fitoi zgjedhjet vendore të 14 Majit 2023, duke u  shpallur kryetar i bashkisë së Libohovës.

(Kliko këtu për të lexuar dokumentin e plotë)

A.Q//ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?