Politikë

'SPAK e drejtojnë amerikanët, opozita e trembur', Ngjela: Në '92 pushtetin e mori 'Anti-Shqiptaria'! Mosbindja civile është injorancë

9 Dhjetor 2024, 19:29| Përditesimi: 9 Dhjetor 2024, 19:37

  • Share

TIRANË - Avokati Spartak Ngjela foli në Studio Live lidhur me mesazhet e SHBA-së në ditën kundër korrupsionit si dhe për ditën e 8 dhjetorit që lidhet me protestat e studentëve në 1990 dhe krijimin e PD-së.

Sipas tij, SHBA ka një rol kyç në luftën ndaj korrupsionit, duke mbështetur SPAK me ekspertizë dhe burime financiare.

'E kam thënë. Ata e drejtojnë luftën ndaj korrupsionit. e ka thënë Blinken. Do heqim korrupsionin në Shqipëri. Ata e drejtojnë SPAK. Ne do na shpëtojmë vetëm ata. Korrupsioni e ka pushtuar shtetin. Shqipëria ka qenë drejt dekadencës. Ishte skemë e kundërshtarëve ndërkombëtarëve që të largohen shqiptarët nga Shqipëria. Ja që erdhi koha që kur nxori SPAK, do e zgjidhi këtë çështje.'

Avokati theksoi se proceset kundër korrupsionit janë të vështira dhe të ndërlikuara, por të mbështetura nga ekspertiza amerikane.

'Ajo pjesë e opozitës e trembur. Pse nuk shkoni të shikoni SPAK? Ka ekspertë amerikanë atje. Nuk është kollaj lufta ndaj korrupsionit. SPAK e drejtojnë ata dhe e paguajnë. Korrupsioni po luftohet. Ka vajtur në rangje të larta. Dosjet janë të vështira. Dhe kur janë ekspertë të huaj e fusin perin në vijën e gjilpërës.'

Ngjela gjithashtu rikujtoi sfidat historike të Shqipërisë, duke e cilësuar periudhën pas vitit 1992 si një kohë dekadence industriale, e cila, sipas tij, u nxit nga faktorë të jashtëm si ish-Jugosllavia dhe të brendshëm, PD dhe Berisha.

'E morën antishqiptarët pushtetin. Kam informacion. Në ‘92 ka ardhur anti shqiptaria këtu. 500 uzina dhe fabrika u eliminua. Na i bëri të qartë parlamentari serb që ishte i induktuar, që me 40 mijë dollarë shkatërruam Shqipërinë. Kush e shkatërroi? Ishim vend industrial. Beogradi vendosu me tanët këtu.'

Ai kritikoi idenë e mosbindjes civile, duke e cilësuar atë si një veprim të papjekur dhe të paligjshëm:

'Mosbindje civile është injorancë. E dini çdo të thotë mosbindje civile? Është shkelje ligji. Do të thotë të thyesh shtetin, shoqërinë, vetëm një i marrë e thotë këtë. Ai që ka frikë të thotë revolucion thotë mosbindje civile. A më kuptoni? Si ti përgjigjem atyre?'

Ngjela përfundoi duke theksuar nevojën për institucione të forta dhe një angazhim të sinqertë kundër korrupsionit për të rimëkëmbur Shqipërinë.

G.K/r.k./ReportTv.al
Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Nisi regjistrimi, a do të marrë pjesë masivisht në zgjedhje diaspora?