SPAK e GJKKO seancë për Henri Çilin

4 Prill 2020, 09:29| Përditesimi: 4 Prill 2020, 09:31

  • Share

Më 7 prill të martën në orën 09:00, Gjykata e Posaçme kundër krimit dhe korrupsionit do të shqyrtojë dosjen ‘’Mezhgoran’’ ku i dyshuar për një sërë veprash penale përfshi dhe ndikimin tek sistemi gjyqësor është edhe biznesmeni dhe botuesi i njohur Henri Çili.

Ndaj Çilit është në fuqi masa e sigurisë liri me kusht për t'u paraqitur pranë oficerëve të policisë gjyqësore ndërsa ai dhe avokatët mbrojtës kanë kërkuar heqjen e çdo mase. Vetë Çili në një konferencë për mediat pas lirimit mohoi akuzat dhe deklaroi se ishte viktimë e një sistemi drejtësie të pa kaluar në filtrin e vettingut.

Pronari i UET-së Çili u prangos në shkurt pasi sipas prokurorisë së Përmetit së bashku me persona të tjerë u përfshi në afera korruptive duke marrë para në këmbim të lirive që do të sillte për të arrestuar përfshi dhe vëllezërit Aliko nga Lazarati, dënuar për vrasjen e policit të RENEA-s Ibrahim Basha.

G.M./ReportTv.al
Komento

Komente

  • Permetari: 04/04/2020 10:23

    Ckerkon ky Cil gjiknur kavaja,done me ja hedhur drejtesise,duke mohuar pislliqet e bera sipas dosjes Meshgorani.Nuk besoje qe spaku ti jap note kaluese ketij sekseri dhe manipulatori nje fallasfikatori te nje njeriu kryekeputur korrupsjonist.Kush e kanjohur me perpara Naim Cilin,i cili e ka nderuar emerin mga kali kuq ne te bare me emerin Eneri Cili.zakonisht hajdutet dhe kriminelet ndryshojne gjenralitetet.Drejtesi duhet ta coje paradrejtesise kete hajdut ordinjer.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?