SPAK godet kokat e krimit/ Artan Rexhepi në 'Studio Live': Meriton përgëzime! Duhet të godas më shumë brenda policisë

20 Maj, 18:59| Përditesimi: 20 Maj, 20:28

  • Share

Eksperti i sigurisë, Artan Rexhepi komentoi në ‘Studio Live’ për Arbër Hitajn, operacionin e SPAK që lëshoi 50 urdhër arreste në mbarë vendin për kokat e krimit.

Sipas Rexhepit, SPAK meriton përgëzime, por informaconi ishte dhuratë nga shërbimet e huaja. Krimi duhej të goditej pasi ishte bërë problem për vendin.

'SPAK meriton përgëzime. Është një dhuratë nga shërbimet e huaja që thyen serverat e Sky. Nga infot e paraprake është meritë e shërbimeve të huaja. Pastaj pjesa tjeëtr është meritë e organeve tona ligjzbatuese. Jemi në kuadrin që kemi provuar disa vepra penale për disa persona të rëndësishëm në botën e krimit. Disa goditje të tilla në vit bie në qetësi gfjendja e krimit. Lëvizje e fuqishme që i shërben publikut, i shërben edhe imazhit të SPAK. Steka politike nuk është keq, vetëm zoti Rama ka mbetur pa u thirrur. Një qeverisje e mirë nga një qeverisje një problematike, një qeverisje e mirë e lë krimin aty ku e ka vendin, në nëntokë. Krimi po bëhej i rrezikshëm për vendin. Askush nuk të do pranë dhe të sakrifikon. Mbetet për tu parë', tha Rexhepi.

Sa i përket emrave të kapur dhe që po kërkohen nga autoritetet, Rexhepi shprehet se edhe nëse janë jashtë i duhet ndërprerë burimet ekonomike.

'Këto janë emra të njohur. Janë me ngarkesa të larta kriminale. Në gjykimin tim, SPAK i ngelet për detyrë ta shtrijë zbulueshmërinë e veprave kriminale. Problemi është se me arrestimin e personave, do bëjë ndonjëri pendito. Nëse arrin të zbërthehet është si thesi miellit, sado ta shkundësh, do nxjerri pluhur.

Nuk ma do mendja se Dubai mban njerëz fukarenj. Kostoja e jetesës është e lartë. Kështu që ndërprerja e burimeve ekonomike është zgjidhja', shtoi Rexhepi.

Për Ervis Martinajn, Rexhepi thotë se shanset që ai të jetë gjallë janë 50 me 50.

'Pjesa e të qënit gjallë ka të bëjë me kërkimin e disa personave për vrasjen e djalit të xhaxhait të Martinaj. Nga niveli i personave, drejtor, zbulimi i asaj ngjarja duhet të bëhej. Vrasja dhe djegia na la shumë shije të rëndë. Dhe faktikisht pashë titullarë të lartë aty. Sa i takon Vis Martinaj, një nga variantet është që janë eleminuar kundërshtar të tij dhe përforcon tezën se është gjallë. Kur një njeri nuk është deklaruar i gjallë apo i vdekur shanset janë 50 me 50. Por unë them se nuk është më. Nuk ka qenë njeri i pamençur. Shumë njerëz në shtetin shqiptar i rekrutoi. Në dijenin time ishte personi me informacione shumë të mëdha për individët. Ishte në gjendje të shantazhonte persona shumë të lartë', vijon më tej Rexhepi.

Rexhepi nuk surpizohet për emrin e Arben Ndokës në operacionin e SPAK dhe të policisë së shtetit.

'Ndoka që ku erdhi e kapi dekriminalizimi. Nuk më çudit fakti. Nuk ke çi do votat e krimit, të kthehen boomerang. Kundër krimit duhet bërë një pakt kombëtar, majtas-djathtas. SPAK i ka ardhur bllok paketë, i sugjeroj të ecin me ritëm. Le të shikojnë pak edhe organet ligj zbatuese. Mbase kanë nevojë të kalojnë në sitë', thotë Rexhepi.

Së fundmi, Rexhepi shpreh habinë që operacioni i SPAK nuk është shtrirë në një qark problematik si Elbasani apo Vlora.

'Më bën përshtypje që nga Elbasani nuk ka udhër arrest. Edhe tek Vlora të kufizuara janë goditjet. puna e zbulueshmërisë duhet edhe pak. Në gjykimin tim, edhe nga Fieri nuk ka njeri. Gjithë Shqipëria ka probleme. Thesi është i madhe dhe ndoshta do kohën e vet. Për sa kohë gjykatat e shteteve europiane kanë vepruar, mund të merren ato si model edhe të ecet. Do doja që edhe në polici të ecte pak SPAK. Flitet që ka kuadro të përfshirë', përfundon Rexhepi.

G.K//ReportTv.al
Komento

Komente

  • Bkhnkm: 20/05/2024 19:16

    godas*ë të zgjuar.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?