Kronikë

SPAK godet pasurinë e ish-gjyqtarëve, GJKKO sekuestron pasuritë e ish-kreut të Gjykatës Kushtetuese dhe ish-anëtarëve të Gjykatës së Lartë

28 Prill 2021, 11:23| Përditesimi: 28 Prill 2021, 17:22

  • Share

Gjykata e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar ka pranuar kërkesën e SPAK dhe ka sekuestruar pasuritë e ish-Kryetarit të Gjykatës Kushtetuese, Bashkim Dedja dhe ish gjyqtarit Fatos Lulo. Pasuria i është sekuestruar edhe Shkëlzen Selimit, ish anëtar i Gjykatës së Lartë. SPAK zbuloi nga hetimi penal të dhëna që ish gjyqtarët  kishin në pronësi pasuri të paluajtshme, të cilat nuk i justifikonin me burime të ligjshme, apo pasuri që i kanë fshehur.

GJKKO ka pranuar kërkesën e SPAK dhe ka vendosur sekuestron mbi pasurinë në zotërim të shtetasit Fatos Lulo, me sipërfaqe 172 m2, e llojit Njësi/Dyqan, e ndodhur në rrugën e Durrësit, Tiranë. Po ashtu GJKKO, pasi ka pranuar kërkesën e SPAK, ka vendosur sekuestron mbi pasurinë në zotërim të shtetasit Bashkim Dedja, e llojit apartament, me sipërfaqe 60 m2, e ndodhur në zonën Kryemedhenj, Njësia Administrative Golem Kavajë.

Ndërkohë që Shkëlqim Selimit, ish – gjyqtar në Gjykatën e Lartë, i është sekuestruar 1/2 (50%) e pasurisë e llojit truall 432 m2 dhe objekt 132.25 m2 Karburant/Pikë Tregëtimi, me vendodhje Shetitore Lungomare, Vlorë, në pronësi të shtetasit Shkëlzen Selimi: Pasuria e llojit truall, me sipërfaqe 2400 m2 (pasuri e përbërë nga bashkim pasurish), e ndodhur Jonufër, Vlorë, në pronësi të shtetasit Kujtim Selimi: 55% e pasurisë e llojit truall, me sipërfaqe 764 m2 dhe godinë me sipërfaqe 57 m2, Karburant, e ndodhur në Rrugën Transballkanike, Vlorë, në pronësi të shtetasit Kujtim Selimi.

Menjëherë pas këtij vendimi ka reaguar ambasadorja amrikane Yuri Kim e cila thekson se Reforma në Drejtësi nuk do të jetë e shpejtë, e lehtë ose e përsosur, por po ecën përpara, hap pas hapi. Lajm të mirë e cilësoi edhe ambasadori Soreca, sekuestrimin e pasurive të tre ish gjyqatreve, duke shtuar se Reforma vazhdon.

1619601965_gjyqtaret.jpg

Shkëlqim Miri, Shkëlzen Selimi dhe Bashkim Dedja

 

Ora 12:31
Sekuestrimi i pasurisë së 3 ish-gjyqtarëve, Soreca: Kjo tregon se SPAK po lufton korrupsionin

1619435245_soreca.jpg

Edhe ambasadori i BE-së në vendin tonë, Luigi Soreca ka përshëndetur sekuestrimin e pasurisë së 3 ish-gjyqtarëve nga GJKKO.

Soreca thekson se ky është një lajm i mirë, dhe tregon se SPAK është duke ndjekur detyrat e tij për të luftuar korrupsionin.

‘Lajm i mirë sot që GJKKO ka pranuar kërkesën e SPAK për të sekuestruar pasuritë e 3 ish-gjyqtarëve të Kushtetueses dhe Gjykatës së Lartë të shkarkuar nga vettingu. Një hap tjetër, që tregon se SPAK është duke ndjekur detyrat e tij për të luftuar korrupsionin. # Reforma e Drejtësisë vazhdon.’- shkruan Soreca.

Ora 12:21
GJKKO sekuestroi pasuritë e tre ish-gjyqtarëve, reagon Yuri Kim: Reforma në Drejtësi po ecën përpara

1619441083_kim.jpg

Ambasadorja amerikane në Shqipëri, Yuri Kim, ka përshëndetur sekuestrimin e pasurive të Fatos Lulo (ish – gjyqtar në Gjykatën Kushtetuese), Bashkim Dedja (ish – Kryetar në Gjykatën Kushtetuese) dhe Shkëlzen Selimi (ish – gjyqtar në Gjykatën e Lartë), të cilët nuk justifikonin me burime të ligjshme pasuritë e tyre.

Kim nënvizon, se Reforma në Drejtësi nuk do të jetë e shpejtë, e lehtë ose e përsosur - por po ecën përpara, hap pas hapi.

‘Gjykata speciale pranoi kërkesën e SPAK për sekuestrimin e pasurive të dy ish-gjyqtarëve të KT-së Kushtetuese dhe një ish-gjyqtari të Gjykatës së Lartë, të cilët dështuan të verifikojnë burimin e pasurive të tyre. Reforma në Drejtësi nuk do të jetë e shpejtë, e lehtë ose e përsosur - por po ecën përpara, hap pas hapi.’- shkruan ambasadorja amerikane.

M.Q.//ReportTv.al
Komento

Komente

  • Loni: 28/04/2021 22:16

    Po luftoni riken e dyrdylit! O show mediatik I rradhes! Neveri!

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?