SPAK ‘godet’ sërish brenda organeve të vettingut, merr të pandehur komisioneren e KPK Etleda Çiftja

4 Qershor 2022, 09:51| Përditesimi: 4 Qershor 2022, 12:15

  • Share

SPAK ka ‘goditur’ sërish brenda organeve të vettingut. Report Tv mëson se me akuzën e falsifikimit të dokumenteve dhe deklarimit të rremë Prokuroria e Posaçme ka marrë të pandehur komisioneren e Komisionit të Pavarur të Kualifikimit, Etleda Çiftja.

Çiftja bëhet e treta që del para bankës së të akuzuarve pas gjyqtarëve të Kolegjit të Posaçëm të Apelimit, Luan Daci dhe Ardian Hajdari. Ashtu siç ka ndodhur më herët me 2 rastet e para, edhe për Komisioneren e KPK pritet që të merret masa e pezullimit nga detyra.

Kujtojmë se në muajin shkurt, pak ditë pasi u mor i pandehur nga SPAK, anëtari i Komisionit të Posaçëm të Apelimit (KPA), Ardian Hajdari është pezulluar nga detyra. Vendimi është marrë në mbledhjen e Gjyqtarëve. Hajdari është kallëzuar penalisht në qershor 2020 nga ish-magjistratët Antoneta Sevdari, Elsion Sadiku dhe Ervin Metalla.

I njëjti kallëzim është bërë edhe për i ish-anëtarin tjetër të KPA-së, Luan Daci, i cili tashmë ka marrë dënimin nga GJKKO dhe më pas u shkarkua nga detyra. Ai u dënua me 6 muaj burg konvertuar në një vit shërbim prove dhe kushtin që mos ushtrojë funksione publike.

K.T.//ReportTv.al
Komento

Komente

  • albanezi: 04/06/2022 19:40

    Turp e faqja e zeze. Cfare besimi kemi tani kur nje nga anetaret i ketij Keshilli eshte e korruptuar. Kurre nuk do behemi njerez.

    Përgjigju
  • dua: 04/06/2022 14:45

    Jo vetem shoket e shoqet e tyre por edhe ato qe paguajtne shuma marramendes se e sa raste qe di une po sa te tjere qe nuk di, pastaj keto diheshin me nga nje cen duhet te ishin se keshtu i perdore me mire politike.

    Përgjigju
  • Kaso: 04/06/2022 14:20

    Ca pret. Dukej nga vendimet skandaloze qe jepnin. Duke konfirmuar shoket dhe shoqet e tyre te korruptuara.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?