SPAK godet të paprekshmit/ Avokati Beqiri: Berisha dhe familja e tij ‘kokat e krimit’! Maliqi: Drejtësia me dy standarde

10 Nëntor 2023, 19:55| Përditesimi: 10 Nëntor 2023, 20:11

  • Share

Në ‘Studio Live’ në Report Tv ishin të ftuar ish-deputeti Lefter Maliqi dhe avokati Idajet Beqiri, të cilët komentuan goditjet nga SPAK ndaj politikanëve të paprekshëm si Sali Berisha dhe Ilir Meta. Avokati Beqiri nënvizoi se SPAP dhe GJKKO nuk janë prodhim i askujt, por vetëm i SHBA-së. Sipas avokatit Berisha dhe familja e tij janë ‘kokat e krimit’ në këtë vend.

‘Këtë vend për 32 vite me radhë e ka sunduar krimi. Ky vend nuk e kishte drejtësinë! SPAKU dhe GJKKO-së janë prodhim i SHBA-së nuk janë të kapura nga askush. Ata janë në detyrë, vazhdojnë rrugën e zbatimit të ligjit. Hetimi ndaj Berishës do të pasohet me afera të tjera. Berisha dhe familja e tij janë ‘koka e krimit’ në vend. O me heshtjen o me zhurmën e madhe bëhen bllok që SPAK mos të vazhdojë punën e vet. Ata vetëm zhurmën bëjnë. Ky lloj destabiliteti nuk ka të bëjë fare me SPAK, por po e lë vendin pa opozitë. Ne po ngelim pa opozitë dhe ky është një problem i madh. Kanë vjedhur shumë dhe duan që të mbrojnë këta që kanë vjedhur.’- tha Beqiri.

Ndërkohë, ish-deputeti Lefter Maliqi, tha për gazetarin Arbër Hitaj, se drejtësia po vepron me dy standarde. Sipas Maliqit drejtësi do të bëhet vetëm në momentin që do të hetohet kupola e shtetit.

‘Jam kundër drejtësisë me dy standarde. Do ketë drejtësi kur të hetohet e gjithë kupola. Pse po goditet për të sulmuar opozitën. Lind pyetja pse nuk thirren krerët e bashkive, kryeministri që ka firmosur disa urdhra brenda një dite. Një pjesë e SPAK-ut vepron me urdhër të qeverisjes së Ramës. Rama ia arriti qëllimin dhe futi në lojë Metën. Goditja për Berishën është politike. Jemi drejt një diktaturë de facto. Jemi në një situatë të rëndë.’- tha Maliqi.

M.Q.//ReportTv.al
Komento

Komente

  • 3D: 10/11/2023 22:51

    E gjithë Bota e dinë veq shqipëtarëve familje 30 vite ka qenë në krye të shtetit dhe të krimeve dhe kriminaliteteve kur edhe një shtet me kriminaletet nr.1 si USA i shpallin të familjarë të kriminalizuar

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?