TIRANË- 9 prej 14 të arrestuarve brenda vendit me vendim të GJKKO dhe kërkesë të SPAK në operacionin ku u shkatërruan 7 grupe kriminale u lanë në masën arrest në burg. Mes tyre, u la në burg Naim Stafuka është vëllai i Enver Stafukës, i cili u rrëmbye në shkurt të 2015 në Fushë-Krujë dhe që atëherë rezulton i zhdukur. Viktor Ymeraj i njohur si “Tori i Xhihanes”, si pjesë e grupit të Shullazit rezulton se bashkëpunoi me Vis Martinaj për vrasjen Durim Bamit. Në burg u la edhe Mir Brryli miku e bashkëpunëtori i Pëllumb Gjokës i arrestuar nga Metamofroza.
Seanca nisi në orën 10:00 të paradites, por u shty me 3 orë pasi avokatët mbrojtës kërkuan të njihen me dosjen hetimore. Në seancën e rinisur në orën 13:00 me dyer të mbyllura pati debate. Mbrojtja i kërkoi gjykatës të mos pranojë si prova komunikimet e “SkyECC”, pasi sipas tyre janë të paligjshme, por kjo nuk i bindi togat e zeza të ndryshojnë qëndrim.
Nga zbardhimi i aplikacioneve të koduara, kanë dalë bisedat mes të arrestuarve që u përkasin grupeve kriminale të goditura nga SPAK. Vetëm këto përgjime janë 20 fashikuj, ndërsa vendimi i gjykatës është me 243 faqe.
Nga 50 urdhër arreste në total, 14 prej tyre u ekzekutuan brenda vendit, ndërsa 6 të tjera jashtë, 2 në Itali, 1 në Gjermani, 1 në Spanjë dhe 2 në Belgjikë. 30 të tjerë janë ende në kërkim, mes tyre edhe ish-deputeti i PS, Arben Ndoka.
Gjatë kontrolleve në vilat e bosëve të krimit u gjetën rreth 3 mln euro cash, flori e pasuri të tjera, në total 4.5 mln euro. Prokuroria e Posaçme goditi grupin kriminal të Ervis Martinajt, i cili në aleancë me grupin e drejtuar nga ish deputeti i PS, Arben Ndoka, dhe bashkëpunëtor me grupin kriminal të Avdylajt në Durrës, rekrutonin vrasës me pagesë të cilët veprojnë kryesisht në zonën e Fushë – Krujës dhe në zonën e Burrelit. Gjithashtu kontaktuan Emiljano Shullazhin për realizimin e vrasjes se Durim Bamit.
Nga hetimi u evidentua edhe përfshirja e katër policëve, dy prej tyre në role drejtuese, gjatë vitit 2020. Drejtori i Drejtorisë Vendore të Policisë Lezhë, Henerigert Mitri organizonte lojërat e fatit dhe me Shefin e Seksionit të Trafiqeve të Paligjshme dhe Narkotikëve po në këtë drejtori, Klodjan Shahini, drejtonin kultivimin e kanabisit. Pjesë e grupeve kriminale ishin edhe dy efektivë të RENEA-s. Sipas SPAK, karakteristikë për këta grupe kriminale është dhuna e egër e treguar në kryerjen e krimeve, si dhe pasojat shumë të rënda të ardhura nga këta veprime kriminale. Nga operacioni i SPAK u zbardhën planet për 8 vrasje, 4 të mbetura në tentative.
2-Armando Ndreca,
3-Robert Laçi,
4-Viktor Imeraj,
5-Satilno Basho,
6-Deivis Bajramaj,
7-Drianto Bardhi,
8-Miri Bruli
9.Blerim Abazi
Ketij avokatit i duhet hedhur nje kove me acid suratit ,nuk po them familjarve te tij se ata skan faj,por ketij rrobqirit qe thot nuk dihet kujt i perket numri.
Përgjigju